Krasniqi flet për dialogun me Serbinë, nga Gjykata Speciale, nuk mund të ik askush!

Politika

Krasniqi flet për dialogun me Serbinë, nga Gjykata Speciale, nuk mund të ik askush!

Nga: D. B Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:14
Faik Krasniqi

Puna e Gjykatës Speciale dhe dialogu Kosovë-Serbi, duhet të jenë procese të ndara, por ka mundësi që të bëhet presion tek liderët e lartë institucional.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Gjykata Speciale veç se ka filluar punën e saj duke i thirrur në pyetje ish pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas tij, kësaj Gjykate nuk mund t'i ik askush nëse ka argumente të mjaftueshme që këta pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime të supozuara ndaj serbëve.

“Nuk e shoh të arsyeshme që puna e kësaj Gjykate të ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi. Dihen arsyet e bllokimit të këtij dialogu, për faj të Serbisë që po vazhdon akoma luftën e saj të ashpër ndaj shtetit të Kosovës. Në të kundërtën dialogu do të vazhdonte në mënyrë normale. Për të vazhduar ky dialog, Bashkimi Evropian duhet t’ia ngreh veshin Serbisë dhe jo ti bëj presion Kosovës për fajin e tyre. Bashkimi Evropian duhet t'i përmbahet premtimit të saj për liberalizim të vizave, dhe jo të bëj presione të tilla. Lind pyetja se ku është serioziteti i këtij Unioni? Sidoqoftë kjo mbetët të shihet në ditët në vijim”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat