Haradinaj nuk i dorëzohet presionit për taksën, eksperti i ekonomisë komenton kryeneçësinë e kryeministrit

Politika

Haradinaj nuk i dorëzohet presionit për taksën, eksperti i ekonomisë komenton kryeneçësinë e kryeministrit

Nga: N.H Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:20
Pamje nga Samiti në Berlinë

Kryeministri Haradinaj edhe në Samitin e Berlinit nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij sa i përket taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.

Për të komentuar këtë, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e ekonomisë në vend.

Mustafë Kadriaj, për gazetën ka thënë se të funksionarit si shtet nuk duhet që të demonstrojmë kokëfortësi dhe qëndrime vend e pa vend.

Ai ka thënë se është momenti të merren vendime deri ty ku nuk kontestohen marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar dhe i interesi shtetëror.

Image
Mustafë Kadriaj

“Jemi ardhur në një moment si Kosovë që edhe pas 20 viteve çlirim dhe mbi 11 vite shtet të i bëjmë që edhe miqtë që e ndihmuan Kosovën në të gjitha proceset të i vendosin gishtin kokës që a kanë vepruar drejt me Kosovën . E them këtë sepse të funksionarit si shtet nuk duhet që të demonstrojmë kokëfortësi dhe qëndrime vend e pa vend, por të merren vendime deri ty ku nuk kontestohen marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtar dhe i interesi shtetëror dhe aq më shumë ekonomik ku këto ditë Kosova pa kalon ditët me kontestuese ku vet qytetarët e Kosovën nuk besojnë që mund të jetojnë më në këtë vend si rezultat i keqqeverisjes që nga paslufta”, ka thënë Kadriaj.

Me tej, ai ka thënë se kryeministri aktual sillet sikurse çdo gjë është normale në vend, dhe po i kundërshton ato shtet ku qytetarët e Kosovës po migrojnë për një jetë më të mirë.

“Dhe përkundër kësaj gjendje kryeministri aktual sillet sikurse çdo gjë është normale dhe i kundërshton ato shtet ku qytetarët e Kosovës po migrojnë për një jetë më të mirë dhe këtu kryeministri mund të demonstroi çdo gjë, por vetëm logjik qeverisëse dhe pragmatizëm jo, sepse vetëm për të mbetur gjoja në histori duke rrezikuar të ardhmen politike dhe ekonomike për kryeneçin e tij”, shprehet ai.

Në fund, njohësi i ekonomise ka thënë se nëse ka mbetur vetëm pak logjik në kryeministrin aktual, takimi në samit duhet të reflektoj dhe te vije deri te pezullimi në mëyrë që t’i hapë rrugë dialogut.

“Me këtë duhet t’i bëhet më dije që tani e tutje taksa e ka rritur efektin e vet ekonomike kështu që cila është arsye e kryeministri që të vazhdoj me këtë gjendje tek e fundit t’i ia jep edhe një rast Serbisë, por njëherit demonstrim të një korrektësie ndaj miqve ndërkombëtar, sepse me këto veprime të kryeministrit aktual ka bërë që Serbia nga një vend destruktivë po kthehet në një vend bashkëpunues për perëndimin, që kjo është fatale për diplomacinë e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Nëse ka mbetur vetëm pak logjik në kryeministrin aktual, takimi në samit duhet të reflektoj kryeministri në pezullim dhe t’i hapë rrugë dialogut që Kosova të vazhdojë rrugëtimin si shtet”, ka përfunduar ai për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat