Berlini shuplakë Hashimit dhe Batonit, nuk ndahet Kosova

Politika

Berlini shuplakë Hashimit dhe Batonit, nuk ndahet Kosova

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 prill 2019 Në ora: 12:13
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Nëse dikur në Berlin u ndanë trojet shqiptare, sigurisht se në shekullin që jetojmë ka ndryshuar komplet strategjia dhe politika gjermane ndaj shqiptarëve. Themi kështu me të drejtë, pasi në takimin e 29 Prillit të 2019, Gjermania me këmbëngulje refuzoi ndarjen e Kosovës. Me këtë Gjermania jo vetëm që kreu një borxh shekullor ndaj shqiptarëve, për më tepër mbrojti dinjitetin e saj karshi lojërave të rrezikshme. Berlin zyrtar tash e kohë të gjatë po konsiderohet si “baba i Evropës” që sjell stabilitet, u ngreh veshin  kur “fëmijët “ e saj të lazdruar bëjnë ndonjë sherr, apo synojnë që të bëjnë një gjë të tillë.

Në cilësinë e kujdestarit, Gjermania u tërhoqi vërejtjen si Thaçit ashtu edhe Vuçiqit se “çdo ndryshim i kufijve sjell tragjedi të  reja”, duke paralajmëruar se Berlini nuk mbështet marrëzira të tilla, që edhe janë të rrezikshme. Të ndodhur përballë kundërshtimit të fuqishëm, partnerët tandemit Thaçi-Vuqiç vetëm buzqeshën ndër buzën në vaj.  Duke kthyer sytë kah Franca, respektivisht presidenti Macron, dyshja famëkeqe pretendon se është e drejtë e tyre të bëjnë çfarë të duan, e që fatmirësisht nuk e kanë këtë fuqi pa përkrahjen dhe vulën e zonjës Merkel. Kjo e fundit si mike e madhe e shqiptarëve nuk lejon marrëzira të cilat cenojnë stabilitetin e rajonit, dhe Ballkanit të trazuar. Ky është lajmi më i mirë nga Berlini, nuk do të ketë shkëmbim territori, e as ndarje të Kosovës. Ndonëse i mirë ky lajm për Kosovën, s`mund të themi se i tillë ishte edhe për  Hahsimin dhe Aleksandrin e Serbisë.  Hashimi me vete kishe marrë edhe Baton Stanishiqin, që me shumë pasion dhe dëshirë u çmall me “atin” e tij Aleksandër Vuqiç. Ky i fundit s`kishte si mos të ishte i ngazëllyer nga takimi me njeriun e tij, që nisi këtë lojë që nga takimi Rama- Vuqiç.

Si kamuflazh për të fshehur atë që u tha vërtet në atë takim, Rama nga këshilla e Batonit i përmendi Vuqiçit se “ duhet të njoh Kosovën” nën këtë ngazëllim u projektua ideja e ndarjes së Kosovës. Ndonëse, Batoni me Ramën-Hashimin dhe Vuçiqin ndërthuri këtë plan, duke gjetur edhe mbështetje të disa aleatëve të Serbisë, por harruan zonjën Merkel. Këtë të fundit Batoni e sulmon vazhdimisht, pasi i prishi planet e tij. Sikur zonja Merkel dhe Bundestagu gjerman mos të ishte kaq i vendosur, faktikisht sot do të mund të kishim një marrëveshje të nënshkruar dhe e cila i hap rrugë ndarjes së Kosovës. Nga kjo do përfitonte Thaçi amnisti, Batoni shpërblim për kryerjen e misionit me sukses dhe Rama si arkitekt i ‘’pajtimti të madh shqiptaro-serb”, megjithëse Kosova do të humbiste, por jo edhe të lart përmendurit. Fuqia politike e Batonit vjen nga Stanishiqi, njeriu përgjegjës për luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Faktikisht ndikimi serb tek politika shqiptare si në Kosovë dhe në Shqipëri është i madh, kjo më së miri manifestohet përmes mos mbrojtës së interesave shqiptare nga kjo elitë politike në pushtet. Një krah të fortë zërave kundër marrëzive për ndarje në Berlin i dha edhe kryeministri Haradinaj, i cili vijoj kundërshtimin e fuqishëm të saj.

Nga kjo kryeministri ka marrë edhe bekimin e zonjës Merkel, e cila ka gjetur aleat edhe opozitën në Kosovë. Kështu duke u izoluar Thaçi nga elita politike në vend, natyrisht se do bie teza e tij fashiste për ndarje të vendit. Sa më izoluar Hashimi dhe Batoni, aq më të mëdha janë gjasat që të ruhet sovranitet dhe kufijtë të larë dhe mbrojtur me gjak. Berlini foli në emër të qytetarëve te Kosovës, duke qene kështu zëri i saj më i besuar. Andaj duhet thënë zonjës Mekrel dhe Gjermanisë, faleminderit !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat