Duhanaj: Taksa ka ndikuar në shportën e qytetarit të Kosovës

Politika

Duhanaj: Taksa ka ndikuar në shportën e qytetarit të Kosovës

Nga: D. B Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:05
Leon Duhanaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në bisedë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini ditë më parë ka theksuar se “Serbia është e gatshme ‘qysh nesër’ të vazhdoj dialogun me Prishtinën sapo të hiqen taksat. Ai ka thënë se nuk dëshiron konflikte por ruajte të paqes dhe stabilitetit, duke nënvizuar se pritjet e tij nuk janë të tepruara por mund të ndodh të befasohet.

Në lidhje me këtë deklaratë analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se shumica e deklaratave që plasohen në opinion më shumë e kanë hallin tek konsumi i brendshëm se sa tek vetë dialogu.

“Ne jemi dëshmitarë tashme një dekadë në proces të dialogut ku vazhdimisht opinioni bombardohet me tema të ashtuquajtura të mëdha, e që në fakt nuk ka pasur progres fare pos që e kanë zhvendosë vëmendjen nga problemet e shumta të qytetarëve të vendeve respektive. Kur serbet deklarohen rreth taksës 100%, natyrisht që i kanë ca arsye ekonomike, por që ato nuk janë edhe aq të mëdha sa që të ndikojnë në bllokadë, sepse mallrat serbe po depërtojnë në mënyra të ndryshme në tregun e Kosovës. Nëse taksa analizohet nga konteksti ekonomik, atëherë mund të themi se taksa ka ndikuar negativisht në shportën e qytetarit kosovar duke qenë se është shfrytëzuar nga tregtarët për t'i rritur çmimet në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, përderisa Kosova e shfrytëzon taksën si mjet për negociata, natyrisht se  edhe Serbia e shfrytëzon taksën për shantazhim se nuk bën dialog pa u hequr.

“Për mendimin tim, as njëra e as pala tjetër nuk janë aq të fuqishëm sa që të insistojnë ne qëndrimet e tyre. Mendoj që takimi i Berlinit, do t'i obligoj palët të punojnë rreth një kornizë bisedimesh pasi që me nismën për ndryshim territoresh ato patën dalë nga binarët. Po shpresoj që presioni gjermano-francez do të ndikoj që ky dialog të kornizohet në rrjedha normale”, është shprehur analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat