Rrustem Mustafa fajëson UNMIK-un dhe EULEX-in për mos dënimin e kriminelëve serbë

Politika

Rrustem Mustafa fajëson UNMIK-un dhe EULEX-in për mos dënimin e kriminelëve serbë

Nga: D. B. Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:34
Rrustem Mustafa

Duke folur rreth asaj se është e vonuar çështja e ngritjes së krimeve serbe të luftës, e cila është ri aktualizuar pas 20 viteve, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë për “Bota sot” se kombi ynë është në rrugën e duhur, duke e siguruar vendin në krah me kombet e qytetëruara, për ta shndërruar atë në territor ku do të ketë siguri për njerëzit, pronën dhe ndërmarrësin e lirë.

“Tani kur lirinë dhe zhvillimin e sigurojnë vet shqiptarët në rend të parë nën kujdesin e NATO-s (SHBA) dhe miqve tanë, me të cilët po ndërtojmë siguri për rajonin dhe më gjerë, më e mira për ne dhe vendin tonë është ndjeshmëria e zyrtarëve ndaj të mirave shtetërore dhe respektimi i të drejtave sistemore e kushtetuese. Mendoj se vonesat në dënimin meritor të krimeve serbe, vijnë për shkak të mos funksionimit efikas të drejtësisë ndërkombëtare, e cila në mënyrë ekskluzive është marrë qoftë nën UNMIK-un, qoftë EULEX-i me gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë ai ka theksuar se hezitim i institucioneve të Kosovës e ka burimin në traditën që e ka instaluar dhe imponuar Bashkësia Ndërkombëtare, pas çlirimit të vendit në pengimin e gjykatave ne Kosovë që të trajtojnë në mënyrë sistematike krimet monstruoze, të bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat