Berlini i dha goditjen fatale Thaçit dhe servilëve të tij

Politika

Berlini i dha goditjen fatale Thaçit dhe servilëve të tij

Nga: D. B. Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:32
Hashim Thaçi

Ndonëse presidenti i vendit Hashim Thaçi kishte fituar amnistinë nga Serbia për dosjet kundër tij, megjithatë Berlini i dha goditjen fatale Hashim Thaçit dhe servilëve të tij, të cilët nga marrëveshjet e fshehta përfituan favore personale.

Kështu ka vlerësuar analisti Faton Mehmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga këto favore nuk përfitonte asgjë Kosova, derisa këta të shiturit përfitonin amnisti.

“Pra, interesat personale dominonin mbi ato kombëtare, prandaj Berlini i dha mbështetje Kosovës që është pozitive. Nga kjo ka dështuar Thaçi e që fatmirësisht Kosova nuk u dëmtua. Zonja Merkel është shpëtimtare e Kosovës, duke shuar ëndrrat serbe dhe të Thaçit për copëtim”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat