A do të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë? - Bota Sot
A do të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë?

Politika

A do të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë?

Nga: D. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:04
Krimet serbe

Për krimet e Serbisë në Kosovë deri më tani është dashur të krijohen me dhjetëra Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, por ndodhi e kundërta, pasi për Kosovën u krijua një Gjykatë Speciale për krimet e supozuara ndaj serbëve.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të paaftësisë së politik-bërësve tanë dhe për shkak se qëllimi i Bashkësisë Ndërkombëtare është që Serbinë mos ta lënë me njollë të zezë si shtet që ka kryer krime ndaj popujve të tjerë, në këtë rast të shqiptarëve.

“Kurrë në histori nuk ka ndodhur që të themelohet Gjykatë Ndërkombëtare për krime lufte për një popull që ishte viktimë. Prandaj nuk besoj që do të themelohet ndonjë Gjykatë Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, sepse ndërkombëtaret gjithmonë kanë qenë në krah të Serbisë”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat