Tomë Gashi: Deputetët që votuan Gjykatën Speciale amnistuan krimet serbe në Kosovë

Politika

Tomë Gashi: Deputetët që votuan Gjykatën Speciale amnistuan krimet serbe në Kosovë

Nga: D. B. Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:13
Tomë Gashi

Kërkesa që të formohet Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës për të nxjerr një rezolutë me të cilën do të kërkohet formimi i një Gjykatë tjetër etnike ndërkombëtare, pos asaj që mjerisht e kanë votuar deputetet e Kuvendit të Kosovës, është një kërkesë për përdorim të brendshëm dhe për poenë politik.

Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është tepër vonë që të realizohet kjo, për faktin se si po mendojnë tani udhëheqësit tanë të formojnë një Gjykatë Ndërkombëtare tani për krime serbe të kryera në Kosovë 20 vjet pas lufte.

Sipas tij, treni i fundit ka qenë në gushtin e vitit e 2015 kur deputetet e Kosovës votuan Gjykatë kundër vetvetes, gjykatë një etnike dhe kundër UCK-së.

“Ata deputet të Kosovës që kanë votuar për këtë Gjykatë Speciale në gusht të 2015 faktikisht kanë amnistuar krimet serbe në Kosovë kur votuan Gjykatë Speciale vetëm kundër shqiptarëve, pra gjykate selektive. Tani kërkesa të tilla për Gjykatë ndërkombëtare kundër serbeve janë vetëm çështje  e shfajësimit para shqiptarëve të Kosovës pasi që shumë shpejt pritet ngritja e akuzave të para kundër ishte pjesëtareve të UCK. Dhe kjo bëhet për të zbutur mllefin e popullit shqiptare për paaftësinë e deputeteve për të menaxhuar situata të tilla siç ka qenë ajo e gushtit të vitit 2015 kur është dashtë të mos pranohet formimi i një Gjykatë selektive vetëm kundër shqiptarëve”, ka thënë avokati Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat