Burjani: Inatet dhe interesi personal nuk i lenë të unifikohen liderët shtetëror

Politika

Burjani: Inatet dhe interesi personal nuk i lenë të unifikohen liderët shtetëror

Nga: A.M. Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:16
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se arsyeja pjesë liderët e shtetit nuk unifikohen për çështje madhore është interesi personal.

“Inatet personale nuk i lënë të unifikohen për çështje madhore që i takojnë interesit nacional të shtetit. Liderët politik, lufta për pasurim pa bazë, interesat e mëdha për pushtet e kanë zbehe gjithmonë unitetin”, ka thënë ai për “Bota sot”

Për më tepër, Burjani është shprehur se interesi i madhe ekonomik dhe partiak e kanë lënë gjithmonë anash unitetin e partive rreth çështjeve të mëdha.

Image
Blerim Burjani

“Është e kuptueshme për një shtet të varfër me lider e parti që tentojnë në vazhdimësi të pasurohen pa bazë, pra interesi i madhe ekonomik dhe partiak e kanë lënë gjithmonë anash unitetin e partive rreth çështjeve të mëdha”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat