“Është turp për lidershipin e Shqipërisë amë, që të shkel Kosovën për hir të Serbisë”

Politika

“Është turp për lidershipin e Shqipërisë amë, që të shkel Kosovën për hir të Serbisë”

Nga: D. B Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:30
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Është për tu çuditur se përse duhet të diskutohet për Kosovën me Edi Ramën në Tiranë, kur Rama kritikohet për idetë e rrezikshme të tij së bashku me presidentin Thaçi për ndarjen e Kosovës.

Në lidhje me këtë politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se Kryeministri Edi Rama, po del hapur, që është duke punuar për interesat e Serbisë.

Ai ka thënë se është e turpshme për lidershipin e Shqipërisë amë, që të shkel Kosovën për hir të Serbisë.

“Shqipëria do të duhej ishte gardian i Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe jo të synojnë ndarjen e saj dhe atë pjesë ta merr Serbia. Por tani lind pyetja se çfarë do diskutohet në këtë takim, ku do jetë prezentë edhe komunistja Mogherini? Vazhdimi i dialogut Kosovë - Serbi, dhe korrigjimi i kufijve apo çfarë??!!! Por një gjë duhet ta dinë Edi Rama, Thaçi dhe Vuçiqi, sepse e kanë të kotë, pasi Gjermania veç ju tregoi që nuk ka lëvizje të kufijve. Megjithatë në njërën anë po më bëhet qejfi që Edi Rama po e tregon fytyrën e tij të vërtetë, se shumë shqiptarë e Kosovës ekzaltoheshin me spektaklin e tij në Beograd. Dhe e gjitha kjo ka qenë vetëm një Shou, për të fituar zemrat e shqiptarëve të Kosovës” është shprehur politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat