“Gjermania e Franca nuk lejojnë copëtimin e Kosovës”

Politika

“Gjermania e Franca nuk lejojnë copëtimin e Kosovës”

Nga: A.M. Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:06
Pjesëmarrësit në Samitin e Berlinit

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”,  shprehet se pas Samitit të Berlinit ra frika për copëtimin e Kosovës.

“Po mendoj se meqenëse ra frika për copëtimin e Kosovës, u zhduk për momentin ajo frikë pasi Gjermania e Franca nuk lejojnë copëtimin e Kosovës, asgjë tjetër nuk po merr vëmendje tani apo nuk po vlerësohet me maksimum vëmendje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Kurse sa i përket taksës, Shahu shprehet se taksa është duke e humbur fuqinë përkundër që dështoi formalisht presioni ndaj Haradinajt.

Edhe taksa ndaj mallrave serbe duket tani po e humbet fuqinë e magjinë pasi edhe pse dështoi formalisht presioni ndaj Haradinajt në Kosovë a në Berlin, mallrat serbe e kanë gjetë udhën e mafies dhe janë prezent në tregun e Kosovës. Vendimi për taksën ndaj mallrave serbe ishte vendim i madh i një shteti sovran. Zhvillimet e më pasme  e presionet e politikës të financuara nga bizneset që kanë bazë mallrat serbe filluan ta banalizojnë e degjenerojnë taksën e zbatimin e saj. Politika u nda në pro dhe kundër”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Shahu është shprehur lobimi e presioni serb në Prishtinë e Tiranë e degjeneron ngadalë dhe taksën.

Image
Rexhep Shahu

“Tashmë kjo taksë nuk është e dashur dhe e pranuar nga të gjithë dhe natyrisht lobomi e presioni serb në Prishtinë e Tiranë e degjeneron ngadalë dhe taksën”, ka potencuar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat