Deklaratë skandaloze e ish-bashkëpuntores së Wolker e cila e arsyeton masakrën e Reçakut

Politika

Deklaratë skandaloze e ish-bashkëpuntores së Wolker e cila e arsyeton masakrën e Reçakut

Nga: K.M Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:38
Norma Brown e cila ka kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-së

Siç e dim, ish- shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Wolker e kishte dhënë në një farë mënyre atë “dritën e gjelbër” që pas asaj që kishte parë në Reçak të fillonin sulmet ajrore mbi okupatorin serb, si brenda territorit të Kosovës, ashtu edhe në Serbi, mbi disa caqe të caktuara.

Derisa e gjithë bota ishte shokuar nga ato pamje të masakrës së Reçakut, ku shihej Wolker teksa ecte afër kufomave të shqiptarëve, të masakruar nga pushtuesi serb, me sa duket paskan ekzistuar edhe persona tjerë jo-serb të cilët paskan pasur dyshime në atë nëse duhet të ketë ndërhyrje ushtarake, gjegjësishtë ajorore për të ndalur terrorin të cilin Serbia po e ushtronte mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare.

Ndër ata që paskan pasur dyshime për ndërhyrje nga NATO, paska qenë edhe Norma Brown, ish-bashkëpuntore e Wolkerit e cila i ka thënë gazetës serbe Blic, se është dashur të bëhen më shumë analiza, pasi që sipas saj, ajo që ka ndodhur në Reçak nuk e di a ka qenë masakër mbi popullatën civile, pasi që siç thotë ajo, gjatë patrullimeve, ka pasur edhe fëmijë nga 9 apo 10 vjet të cilët e kanë shoqurar e të cilët janë prezantuar si pjesë e UÇK-së, ku për këto raste është dashur të jetë i njoftuar edhe Wolker, ka thënë Broën, në një intervistë për gazetën serbe Blic.

Është për t’u habitur se si mund të ndodhë që një fëmij 8-9 vjeçarë të konsiderohet pjestarë i UÇK-së, kur e dim se në atë moshë fëmijët nuk mund të kujdesen as për nevojat e tyre personale, e lërë më të japin ndonjë kontribut për luftë, aq më tepër kur ata nuk kanë pasur se ku tjetër të shkojnë, përpos të sillen andej kahë UÇK, e cila ka qenë burimore nga populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat