Heqja e taksës në këmbim të liberalizimit, njohësi i ekonomisë: Kosova po dënohet padrejtësisht, taksa e lidhur me Serbinë

Politika

Heqja e taksës në këmbim të liberalizimit, njohësi i ekonomisë: Kosova po dënohet padrejtësisht, taksa e lidhur me Serbinë

Nga: G.B Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:16
Ilustrim

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka bërë thirrje ndaj Kosovës, që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të marrë menjëherë në këmbim liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se tani është e qartë se ndarja etnike e territorit nuk duhet të diskutohet.

https://ads.botasot.info/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Faktuale-lajme%2F1080576%2Fischinger-pa-njohjen-e-kosoves-ska-anetaresim-te-serbise-ne-be%2F&cb=7b3cdaefa3"Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të shkohet më tej? Çfarë duhet të fitojë Serbia (ta njohë Kosovën)? Rrugën e përshpejtuar të anëtarësimit në BE? Por është e qartë - pa njohje - nuk ka anëtarësi! Dhe Kosova duhet të heqë menjëherë taksat dhe të marrë liberalizimin e vizave", ka shkruar Ischinger.

Image
Lekë Musa

Se a duhet Kosova që të anulojë taksën dhe në këmbim të marrë liberalizimin e vizave, njohësi i çështjeve ekonomike, Lekë Musa, ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo nuk duhet të bëhet, pasi nuk është e drejtë dhe parimore, derisa liberalizimi i vizave është proces i pavarur dhe Kosova nuk duhet t'i nënshtrohet Evropës.

"Jo absolutisht, kjo nuk është e drejtë dhe parimore. Liberalizimi është proces i pavarur dhe që ka të bëjë me qarkullimin e lirë të njerëzve si të barabartë. Dhe nuk ka pse Kosova t’i nënshtrohet Evropës", është shprehur ai.

Musa vlerëson se taksa është çështje e lidhur mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sa i përket vizave, Kosova po dënohet padrejtësisht, pasi shtete tjera me më pak kushte e kanë marrë atë.

"Derisa shtetet tjera e kanë merituar shumë më pak dhe kanë pasur shumë më pak kushte Kosova më të padrejtësisht duke u dënuar. Ndërsa taksa është krejtësisht çështje e ndërlidhur mes Kosovës dhe Serbisë, është çështje ekonomike dhe natyrisht me konotacion politik", ka deklaruar Lekë Musa për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat