Skena politike në panik, ditëve në vijim priten intervistime të rëndësishme në Hagë - Bota Sot
Skena politike në panik, ditëve në vijim priten intervistime të rëndësishme në Hagë

Politika

Skena politike në panik, ditëve në vijim priten intervistime të rëndësishme në Hagë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:14
Foto

Brenda dy javëve të ardhshme priten intervistime të rëndësishme në Hagë. Personat që do të intervistohen kanë lidhje direkte me bartësit e institucioneve shtetërore.

Derisa institucionet e Kosovës janë vënë në lëvizje për themelimin e një Tribunali për krimet serbe, Tribunali aktual, ai për krimet e kryera nga shqiptarët,  ndaj serbëve dhe ndaj shqiptarëve, e ka hallakatur skenën politike.

Gazeta Express ka kuptuar që në ditët në vijim për në Hagë do të udhëtojnë disa figura të njohura të UÇK’ së, që kanë njohuri dhe miqësi me krerët me të lartë të politikës së Kosovës.

“Situata më e re rreth Tribunalit, rreth ftesave të fundit, e ka rritur temperaturën te politikanët e Kosovës”, ka thënë ky burim, duke shtuar që disa prej figurave të larta shtetërore, tashmë e kanë të qartë edhe për natyrën e krimeve që ata po hetohen dhe që ndaj tyre mund të ngritën aktakuza.

“Brenda 10 ditëve të ardhshme do të bëhen të ditur emrat e njerëzve që janë ftuar. Ata janë nga rajoni i Drenicës dhe Mitrovicës”, ka thënë ky burim, sipas të cilit kjo ishte edhe arsyeja kryesore e nervozës së shprehur nga PDK, pas një raportimi të bërë javën që kaloi nga Gazeta Express për kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli.

“Gjërat po mbahen të fshehta. Hetuesit e Tribunalit kanë kryer intervistime edhe në Kosovë”, ka thënë një burim tjetër, i cili për shkak të ndjeshmërisë dëshiron të mbetët anonim.

Media ka mësuar që aktakuzat e para nga Prokuroria e Tribunalit Special do të ngritën brenda këtij viti.

Burimet thonë se kjo është edhe arsyeja kryesore përse, pas 20 vjetëve, liderëve të Kosovës u ka rënë ndërmend për sasinë dhe monstruozitetin e krimeve që serbët i kanë kryer në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...