Salihaj flet për ëndrrën e shuar të Thaçit dhe Vuçiqit

Politika

Salihaj flet për ëndrrën e shuar të Thaçit dhe Vuçiqit

Nga: D. B Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:36
Adem Salihaj

Hashim Thaçi është bërë argat i Serbisë, vetëm sa për ta shpëtuar lëkurën e tij nga Gjykata Speciale, pasi plani Ruso-Serb për copëtimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe, u fundos në Samitin e Berlinit.

Kështu ka vlerësuar ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Thaçi shkoi shumë nervoz në këtë Samit dhe se u mundua ta injoronte se gjoja këtu nuk mund të vendosej asgjë pa Amerikën, ai do të kthehet shumë i dëshpëruar për shkak të dështimit të planit Ruso-Serb, bartës pothuajse kryesor i të cilit ishte vetë Thaçi.

“Ne të gjithë e dimë se Amerika është partneri ynë kryesor dhe faktor kyç për Kosovën. Megjithatë qëllimi i Thaçit nuk ishte që ta mbronte partneritetin me Amerikën, por ishte që ta injoronte këtë Samit, që po groposte shpresat e tij për copëtimin e Kosovës. Gjatë mbajtjes së këtij Samiti, dy presidentë Thaçi dhe Vuçiqi ishin shumë nervozë dhe po kthehen të dëshpëruar. Kjo për shkak se ëndrra e tyre për copëtimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe po merr fund”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat