Mehazi: Mogherini e përshtatshme për Thaçin, Vuçiqin dhe Daçiqin

Politika

Mehazi: Mogherini e përshtatshme për Thaçin, Vuçiqin dhe Daçiqin

Nga: D. B Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:42
Sulejman Mehazi

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është e përshtatshme vetëm për Thaçin, Vuçiqin dhe Daçiqin.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë Mogherini është e përshtatshme për Thaçin, Vuçiqin dhe Daçiqin vetëm për ta ndarë Kosovën, e kurrsesi për qeverinë e popullin e Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës, gjegjësisht Qeveria e Kosovës duhet kërkuar që ndërmjetësues me Serbinë të jetë Diplomacia Gjermane, ose Diplomacia Amerikane, për shkak të besueshmërisë së shqiptarëve, që kanë ndaj këtyre dy shteteve të fuqishme”, është shprehur analisti politik, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat