“Udhëheqësit e Serbisë pinjollë të Millosheviqit”

Politika

“Udhëheqësit e Serbisë pinjollë të Millosheviqit”

Nga: A.M. Më: 7 maj 2019 Në ora: 23:38
Ivica Daçiç, Aleksander Vuçiç, Ana Brnabic

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Faik Krasniqi, në një bashkëbisedim është shprehur se  politikanët shqiptarë nuk kanë të drejtë të vizitojnë Kosovën Lindore, një gjë e tillë duhet që të praktikohet edhe Kosovë për zyrtarët serb të cilët mohojnë krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptareve gjatë luftës në Kosovë.

“Zyrtaret e lartë shtetërore të Kosovës nuk lejohen nga Serbia që të shkojnë për vizita atje, respektivisht në Kosovën Lindore që popullohet me shumicë shqiptare. Atëherë, pse të lejohen zyrtaret e larte serbe që ta vizitojnë veriun e Kosovës që popullohet me shumicë serbe. Aq më pak që këta zyrtare serbe mohojnë krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptareve gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka deklaruar se udhëheqësit e tanishëm të Serbisë janë pinjoll të politikës së Millosheviqit, për më tepër , ka thënë se paralajmërimi i Pacollit është i vonuar.

Image
Faik Krasniqi

“Politika e tanishme serbe nuk dallon fare me politikën e Millosheviqit. Nëse i shikojmë se kush janë udhëheqësit kryesore të Qeverisë serbe, shohim që gjithë këta janë pinjoll të asaj politike, që madje kishin edhe poste të larta në kohen millosheviqiane. Edhe pse e vonuar, duhet t'u ndalohet çdo zyrtari serbe ta vizitojë Kosovën!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat