Vuçiq kërcënoi ndërkombëtarët se nuk do e njeh Kosovën, analisti politik thotë se kështu vepronte edhe “Kasapi i Ballkanit”

Politika

Vuçiq kërcënoi ndërkombëtarët se nuk do e njeh Kosovën, analisti politik thotë se kështu vepronte edhe “Kasapi i Ballkanit”

Nga: N.H Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:34
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë.

Lidhur më këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, ka thënë se presidenti serb përmes deklaratave për Kosovën po mundohet ta forcojë pozicionin e tij politik në Serbi, ashtu siç bënte dikur Sllbodan Millosheviq.

Haziri për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tashmë , kohërat kanë ndryshuar, dhe sot kemi shumë zëra edhe në Serbi që pranojnë realitetin e krijuar gjeopolitik.

Image
Nexhat Haziri

“Deklaratat e tilla që bëhen nga presidenti serb Vuçiq, nuk janë të reja e as që bëhen për herë të parë, të tilla kanë qenë në vazhdimësi nga se cili akter politik në Beograd në raport me Kosovën. Unë më shumë i kuptoj si deklaratat për konsum të brendshëm politik se sa që në esencë bartin ndonjë seriozitet. Vuçiq po përballët me një kundërshtim të madh të politikave të tij në Beograd dhe përmes deklaratave për Kosovën ai po mundohet ta forcojë pozicionin e tij politik në Serbi, ashtu siç bënte dikur Sllbodan Millosheviqi. Por, kohërat kanë ndryshuar, dhe sot kemi shumë zëra edhe në Serbi që pranojnë realitetin e krijuar gjeopolitik në raport me Kosovën, por edhe në Ballkan në përgjithësi”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri ka theksuar se pa një njohje reciproke çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, do të jetë e përkohshme dhe e paqëndrueshme.

“Se njohja e Kosovës nga Serbia, është kushti kryesor që ka Serbia për të ndjekur rrugën drejtë BE-së, dhe si një nga kushtet kryesore për të vendosur paqe të përhershme dhe stabilitet politik në Ballkan, tashmë po flitet gjithnjë e më zëshëm edhe në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër e Paris. Andaj nuk shohë asnjë arsye që pala e Kosovës të heqë dorë nga marrëveshja eventuale me Serbinë e cila do të prodhonte njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve. Pa një njohje të tillë, çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, do të jetë e përkohshme dhe e paqëndrueshme që nuk do ti kontribuonte as normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre e as stabilitetit politik e të sigurisë në Ballkan”, ka përfunduar analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat