Shefqet Krasniqi tha se është i ndaluar seksi gjatë Ramazanit: I reagojnë teologët, seksi lejohet në këtë orë - Bota Sot
Shefqet Krasniqi tha se është i ndaluar seksi gjatë Ramazanit: I reagojnë teologët, seksi lejohet në këtë orë

Politika

Shefqet Krasniqi tha se është i ndaluar seksi gjatë Ramazanit: I reagojnë teologët, seksi lejohet në këtë orë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 maj 2019 Në ora: 21:27
Shefqet Krasniqi

Një deklaratë e imamit Shefqet Krasniqit apo një këshillë e tij në muajin e shenjtë të Ramazanit, rreth marrëdhënieve seksuale, ka zgjuar kërshërinë dhe opinione të ndryshme.

Kjo për faktin se gjatë një emisioni, Krasniqi i është kundërpërgjigjur një shikuesit, i cili kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij, teksa ishte me Ramazan, ndërkohë që nuk e dinte që ishte e ndaluar.

Imami Krasniqi ka bërë të ditur se nuk duhet të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë muajit të Ramazanit, duke i thënë të pranishmit se ai e ka ditur, por e ka mashtruar shejtani dhe për të shlyer këtë mëkat ai duhet të agjërojë 61 ditë gjatë dimrit “Ti e ke ditur që nuk bën të bëhet marrëdhënie në Ramazan, por të ka mashtruar shejtani. Dhe për këtë duhet të agjërohen 60 ditë, gjatë kohës së dimrit”, thotë Krasniqi në një përgjigje dhënë telefonuesit, video kjo që në ditën e parë të Ramazanit u bë virale.

Megjithatë, kjo deklaratë e tij, për seksin gjatë muajit të Ramazanit po del si e pavërtetë. Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me teolog për të hequr dilemat e lexuesve dhe gjithë atyre që agjërojnë, në lidhje me marrëdhëniet seksuale në këtë muaj.

Sipas teologëve, nga iftari e deri në syfyr është koha kur lejohet të kryhen marrëdhëniet seksuale.

Image
Zuhdi Hajzeri

Zuhdi Hajzeri teolog dhe anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti-Terrorizmit dhe Inteligjencës në Gjermani dhe Holande, ka treguar versionin e tij në lidhej me ketë çështje.

Sipas tij, marrëdhëniet seksuale në Ramazan nuk ndalohen, por ndalohen në kohë të caktuar.

“Pra gjatë ditës deri në iftar ndalohen, sepse edhe këtu ka rregulla sikur në punë tjera të agjërimit, dhe pas iftarit deri në syfyr njeriu pra agjëruesi është i lirë i njëjtë sikur jashtë Ramazanit të kryej marrëdhënie. Duke e ditur se populli pra besimtarët nuk kanë njohuri të thella rreth shumë çështjeve të fesë atëherë mund të mos ketë ditur se një veprim i tillë gjatë ditës ka një dënim të tillë në agjërim dhe se ajo çka bëhet pa dije nuk është mëkat nuk gjykohet. Në këtë rast me përgjigjen e tij, mendoj se ai personi apo xhematliu që e ka pyet ky hoxha e ka paragjykuar sepse ai shumë bukur i ka thënë se nuk e kam ditë, ndërsa ky ja cakton se e ka ditë, paragjykim dhe akuzim për gënjeshtër mendoj se është paksa e ultë”, ka thënë teologu Hajzeri.

Image
Imami Bekim Jashari

Ndërsa hoxha Bekim Jashari nga Podujeva ka thënë se, nuk është ithtar i komentimeve e deklaratave të askujt, por  ajo që ai e thërret vazhdimisht është thirrja që ai i bën njerëzve të vendit që parashtrojnë pyetje ndër më të ndryshmet.

“Çështjet personale, intime dhe raportet e brendshme në familje, nuk duhet të diskutohen me askënd dhe nuk duhet bërë pyetje askujt në lidhje me intimitetin, sepse është privatësi e çdo kujt dhe jo e të tjerëve. Privatësia e juaja është nderi juaj, dhe këtë nuk duhet diskutuar me askënd, madje kushdo qoftë ai”, ka thënë hoxha Bekim Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...