Vlerësohet korrekte shpallja nongrata e zyrtarëve serbë të cilët mohojnë krimet në Kosovë

Politika

Vlerësohet korrekte shpallja nongrata e zyrtarëve serbë të cilët mohojnë krimet në Kosovë

Nga: A.M. Më: 8 maj 2019 Në ora: 23:55
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, paralajmërimin e ministrit të punëve të jashtëm, Behgjet Pacolli se do të shpall non-grata, zyrtarët serbë të cilët i mohojnë krimet e luftës në Kosovë, në anë të deklaratave e ka quajtur korrekte.

“Po kjo duket korrekte, kuptohet, por ka shkohet me këto deklarata ka zgjidhja për normalizim të raporteve apo ka thellimi i krizës, tash situata po shkon më shumë ka kontradiktat dhe kundërshtimet dhe armiqësitë se ka zgjidhje, pra është kohë e fundit ose zgjidhje ose konflikt i ngrire , s`ka shumë alternativa”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, Burjani shton se një deklaratë e tillë nga një ministër lë me kuptu se situata shkon ka konflikti.

“Ky fjalor bënë me dije se është sos durimi, pra deklarime të tilla nga një ministër i punëve të jashtme të jep me kuptue se shkon ka konflikti situata, zyrtaret serbe  e kanë këtë fjalor qe 20 vjet e jo vetëm tash. Pra duhet durim edhe pak në drejtim të zgjidhjes nëse do dikush ta zgjidh ketë problem pak ka interesim palët vete kanë dështuar edhe BE si ndërmjetësues deri më tash kanë dështuar”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat