Frika e heshtur e komandantëve nga Gjykata Speciale 

Politika

Frika e heshtur e komandantëve nga Gjykata Speciale 

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 9 maj 2019 Në ora: 08:20
Selia e Gjyaktës Speciale

Krerët më të lartë të shtetit brenda një kohe të shkurtër pritet të marrin ftesa të rëndësishme nga Haga. Panika e krijuar së fundi mendohet se ka bërë që institucionet në vend të ndërmarrin edhe iniciativa për themelimin e një Tribunali për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Një gjë të tillë për gazetën “Bota sot”, e kanë konfirmuar edhe avokatët dhe njohësit e çështjeve juridike, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ata konsiderojnë se secili që e gjen emrin në raportin e Dick Martyt, në një apo mënyrë tjetër do të kenë një lloj filtrimi nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga ana tjetër, profesori i shkencave të politikës është i mendimit se Gjykata Speciale me vonesën e krijuar në ngritjen e aktakuzave të para tashmë e ka humbur edhe gjithë seriozitetin e saj.

Gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në drejtim të Gjykatës Speciale, për të marrë informata shtesë lidhur me zhvillimet e fundit, por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.

Tomë Gashi: Secili që e gjen emrin në raportin e Dick Martyt do të filtrohet nga Gjykata Speciale

Avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se është e vërtet ajo që thuhet, pasi sipas tij, secili që e gjen emrin në raportin e Dick Martyt, në një apo mënyrë tjetër do të ketë një lloj filtrimi nga Gjykata Speciale.

Image
Tomë Gashi

“Absolutisht që është e vërtet ajo që thuhet, sepse secili që e gjen emrin në raportin e Dick Martyt në një apo mënyrë tjetër do të ketë një lloj filtrimi nga Gjykata Speciale. Sepse Gjykata Speciale është krijuar për shkak të këtij raporti dhe nuk ka asnjë logjik të shendosh që të mos jetë kështu”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se tani për tani mbetet çështje private për secilin që ftohet që ta bëjë publike apo jo ftesën nga Haga.

“Gjykata Speciale ka mundur edhe të quhet gjykata e Dick Marty për UÇK-në, dhe duke e ditur se Gjykata Speciale e në këtë rast as zyra e prokurorit special nuk kanë arsye ligjore për të bërë publike emrat dhe as funksionet e atyre që i interviston tani për tani mbetet çështje private për secilin që ftohet që ta bëjë publike apo jo ftesën për në Hagë”, ka theksuar avokati.

Ai gjithashtu ka deklaruar se beson se krerët e vendit nëse ftohen në një kohë të përshtatshme edhe mund ta bëjnë publike para opinionit se për çfarë janë ftuar në Hagë.

“Por, besoj se funksionarët e lartë shtetëror dhe politik po që se ftohen ata në një kohë të përshtatshme që e vlerësojnë vetë do të njoftojnë opinionin se a janë dhe për çka janë ftuar në Hagë. Mendoj se për një pjesë të tyre ne edhe mund të mos e dimë për intervisitimin e tyre, sepse ka edhe mundësi të intervistimit si në çdo vend të botës me kusht që ai vend mos të pengojë zyrtarët Gjykatës Speciale dhe që ai shtet të njoftohet paraprakisht”, ka deklaruar ai.

Aktakuzat e para së shpejti

Gashi ka shtuar se aktakuzat nga Gjykata Speciale pritet të ngritën në një kohë jo të largët.

“Dhe po ashtu është më së normale që pritet që akuzat nga Gjykata Speciale të ngritën në një kohë jo të largët, sepse kanë kaluar gati 4 vite nga formimi i gjykatës dhe mbi 2 vite që është funksionale dhe nuk kemi ende aktakuza edhe pse askush nuk do të duhej të gëzohej akuzimit të ish-ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së”, shtoi Gashi.

Në fund ai ka nënvizuar se deri sa Federica Mogherini të jetë përfaqësuese e BE-së, nuk pritet të ndodhin aktakuzat për disa nga udhëheqësit e vendit.

“Mirëpo, kështu kanë vendosur deputetët e Kosovës në gusht të vitit 2015. Dhe një gjë është e sigurt deri sa Federica Mogherini të jetë në pozitën ku është si përfaqësuese e BE-së dhe e cila edhe i nënshkruan kontratat për prokurorë dhe gjyqtarë të speciales dhe duke e ditur se ajo haptas është në anën e Serbisë dhe duke e ditur se Serbia nuk është e interesuar të ngritën akuza kundër disa udhëheqësve që po ia lehtësojnë Serbisë që të arrijë në paqe dhe me negociata atë që se arriti me luftë, nuk do të ketë akuza të profilit të lartë të zyrtarëve të Kosovës”, ka përfunduar Tomë Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Kelmendi: Gjykata Speciale e ka humbur seriozitetin, turpi i Thaçit dhe Veselit

Në një bisedë të gjatë për gazetën “Bota sot”, profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, ka thënë se Specialja tashmë e ka humbur gjithë seriozitetin e saj.

Image
Jeton Kelmendi

Ai thekson se Gjykata Speciale e ka dridhur vetëm presidentin Hashim Thaçi.

“Gjykata Speciale e ka humbur seriozitetin në një masë të madhe dhe është e vështirë të dihet ose të paramendohet një rezultat i saj. Nuk mund të them asgjë, as lidhur me aktakuzat e para të cilat janë paralajmëruar, e as edhe për intervistimin e mundshëm të figurave kyçe të politikës. Ajo që mund ta them me shumë përgjegjësi është se kjo gjykatë e ka dridhur Hashim Thaçin dhe sipas të gjitha gjasave këtë e dëshmojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kur iu drejtua opozitë se për planin për ndarjen e Kosovës, i cili e akuzoi opozitën. Pra, veç ka qenë e ditur se Thaçi me sejmenët e tij, Baton Haxhiun, me çdo kusht kanë qenë servil dhe në shërbim të Serbisë për ndarjen e Kosovës e cila i ka dështuar”, ka thënë Kelmendi.

Ai me tej ka potencuar se formimi i Gjykatës Speciale është turpi i presidentit Thaçi, kryeparlamentarit Veseli dhe gjithë deputetëve të legjislaturës së kaluar që e votuan këtë dhe nuk kërkuan për të inkorporuar një gjykate për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë.

“Nuk e di se çfarë gazepi ka presidenti për të marrë anën e Serbisë, por sigurisht që Gjykata Speciale mund të ketë këtë. A do ta merr Specialja, a do ta intervistojë, a do të ngritët aktakuzë ndaj tij, për këtë nuk dua të spekulojë sepse këtë nuk e di. Ajo që dua ta them është se ky është turp i krejt turpeve që bie në kokën e Hashim Thaçit, kokën e Kadri Veselit dhe natyrisht të krejt deputetëve dhe sidomos liderëve politik të atij koalicioni kur e kanë votuar Gjykatën Speciale se nuk e kërkuan me çdo kusht për të inkorporuar edhe pse atëherë vonë për krimet dhe atë që po quhet gjenocid, pra ndaj shqiptarëve”.

“120 mijë shtëpi të djegura, rreth 20 mijë gra të dhunuara, mbi 15 mijë viktima të vrarë civil, të masakruar dhe shumë e shumë krime të tjerë të gjitha këto sepse këtu ka pasur tendenca të një gjenocidi dhe kjo është e papranueshme pse shqiptarët dhe pse kasta politike e votuan atë,  dhe nuk kërkuan  edhe këtë aneks, sepse po gjykohemi ne dhe po e pranojmë, mirëpo të gjykohen edhe kriminelët serbë sepse deri më tani nuk ka ndodhur asnjë gjykim ndaj tyre”, ka potencuar ai.

Iniciativa e Kadri Veselit e dështuar

Kelmendi iniciativën e Veselit e ka quajtur të dështuat, ndërsa ka thënë se kjo kastë politike është e kalbur dhe se pos rrenave dhe mashtrimeve që ua bënë qytetarëve të përsëritura njëra pas tjetrës asgjë të mirë nuk i sjell.

“Tani shihet një iniciativë, natyrisht e dështuar e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se gjoja kërkon një gjykatë ndërkombëtare. Kjo tregon paturpësinë e tij, pasi për 20 vite nuk kishte mundësi ta bënte një gjë te tillë. Kjo është e pafalshme për kastën tonë politike, dhe e pafalshme është edhe për qytetarët se pse nuk e kuptojnë se kjo kastë politike është e kalbur dhe se pos rrenave dhe mashtrimeve që ua bënë të përsëritura njëra pas tjetrës këtij populli asgjë të mirë nuk i sjell”, ka përfunduar profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

Njohësi i çështjeve juridike: Skena politike në panik

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka potencuar se skena politike në këtë kohë ndodhët në panik, dhe për shkak të kësaj, këta të fundit janë duke tentuar iniciativa të reja.

Ai ka përmendur iniciativën e fundit të Kadri Veselit për themelimin e një Tribunali për krimet serbe të kryera në Kosovë, për të cilën ka thënë se po bëhet vetëm për marketing politik.

“Shumë shpejt do të jenë aktakuza të para, andaj ka edhe një lloj panike, por ka edhe iniciativë rikthyese siç është kjo e Kadri Veselit për të themeluar Gjykatë Ndërkombëtare, që më shumë është një lloj marketingu politik, pasi gjykatë ndërkombëtar nuk mundet të ketë pa e themeluar OKB-ja apo ndonjë institucion relevant ndërkombëtar”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani ka thënë se “gjykata e Veselit” mund të shërbej për vetëkënaqësi, por jo edhe për të kryer punë.

“Pra, ka kundërpërgjigje të çuditshme dhe kjo shpjegohet si panik, në këtë gjykatë ndërkombëtare të Kosovës nuk mund të ndodhë kredibilitet ndërkombëtar kjo gjykatë shërben për vetëkënaqësi, por jo për të kryer punë në të. Askush nuk m

und të ekstradohet prej kriminelëve serbë në këtë gjykatë, përveç nëse ata kapen në Kosovë”, ka përfunduar Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat