Zogaj: Për 300 vrasjet politike që ishin kundër kriminelëve duhet të flasin këta tre persona

Politika

Zogaj: Për 300 vrasjet politike që ishin kundër kriminelëve duhet të flasin këta tre persona

Nga: G.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:29
Skënder Zogaj

Vrasjet e shumë zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdojnë të mbesin të pa zbardhura.

E njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se vrasjet mund të zbardhen, por aty ku nuk ndodhë, nuk mund të ketë as liri e pavarësi, me shembull Kosovën, ku autorët e vrasjeve janë të lirë dhe nuk dënohen.

“Vrasjet në përgjithësi munden dhe duhet të zbardhen patjetër sepse në një vend ku kjo nuk ndodhë, nuk mund të ketë shtet të mirëfilltë pra, sepse aty ku veprat e krimit fshihen, aty nuk mund të ketë liri as pavarësi! Shembull tipik është Kosova që edhe njëzet vjet pas çlirimit të vendit, ende ndjehet me peshën e robërisë sepse autorët e rreth 700 vrasjeve enden të lirë dhe drejtësia nuk guxon t’ua prish as timin e duhanit, e lëre më t’i dënojë”, është shprehur ai.

Zogaj vlerëson se moszbardhja e këtyre vrasjeve tregon se kriminelët janë më të fortë se ligji dhe institucionet.

“Është e saktë janë më shumë se 300 vrasje politike, burra e gra nga më të mirët e atdhetarisë, të gjithë anëtarë të devotshëm të LDK-së që i ka ngrënë dheu sepse kanë qenë kundër kriminelëve! Moszbardhja e këtyre vrasjeve tregon se kriminelët janë në të fortë se ligji dhe institucionet, e kjo tregon se shteti është i kapur”, ka theksuar Zogaj.

Sipas tij, mundësinë e ç’kapjes e kanë presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejtë  sepse më vonë do të jetë më keq.

“Dhe mundësinë e “shkapjes” e kanë 3 njerëz: Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari! Derisa këta të heshtin, mileti ka të drejtë t’u drejtojë gishtin dhe t’i fajësoj! Kjo sa i përket vrasjeve politike të shqiptarëve që, kriminelët gabojnë që mendojnë se mund të anashkalohen dhe hidhen në harresë! Prandaj, shpëlarja nga ana e drejtësisë është e domosdoshme dhe nuk ka qare pa ndodh! Sa më vonë aq më keq do të jetë, sepse, pas Dick Martit, do të ketë raporte të reja nga institucionet vendore që tash janë peng, por nuk janë pa dëshmi”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat