Thaçi e Vuçiq në luftë për idenë, Krasniqi thotë se ideja për ndarje të Kosovës është e Rusisë

Politika

Thaçi e Vuçiq në luftë për idenë, Krasniqi thotë se ideja për ndarje të Kosovës është e Rusisë

Nga: D. B Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:47
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq po luftojnë për idenë e ndryshimit të kufijve. Vuçiqi thotë se kjo është ide e tij, ndërsa Thaçi insiston se kjo ide është e tij.

Mirëpo politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se çështja e korrigjimit të kufijve është çështje e mbyllur. Kjo për faktin se në Samitin e Berlinit, kjo ide u varros njëherë e përgjithmonë, pasi Gjermania tha “jo” dhe ka mbaruar kjo punë.

Sipas tij, arsyet mund të jenë të ndryshme që po bëhet gjithë kjo luftë për lëvizje të kufijve.

“Besoj që mbrapa saj qëndron Rusia, e cila dëshiron që përmes lëvizjes të kufijve në Ballkan, një gjë të tillë ta shfrytëzojë edhe në rastin e Krimesë, dhe ligjërisht atë pjesë të Ukrainës ta bëjë pjesë të territorit të  saj. Por kjo temë ka mbaruar, sepse me lëvizjen e kufijve mes dy shteteve hapet kutia e Pandorës, dhe kjo ndikon në gjithë botën”, është shprehur politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat