Lufta për idenë e ndryshimit të kufijve mes Thaçit dhe Vuçiqit

Politika

Lufta për idenë e ndryshimit të kufijve mes Thaçit dhe Vuçiqit

Nga: D.B Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:42
Avni Zogiani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiq po luftojnë për idenë e ndryshimit të kufijve. Madje Vuçiq thotë se kjo ide ka qenë e tij, ndërsa nga ana tjetër Thaçi insiston se kjo ide ishte e tij.

Avni Zogiani nga VV-ka thënë për “ Bota sot” se nuk është edhe aq e rëndësishme se kush e dha këtë ide, sa është e rëndësishme fakti, se çfarë pasojash mund të sjell ajo. Pasi sipas tij, kjo ide kërcënon vetë ekzistencën e Kosovës si shtet.

“Qëndrueshmëria e Kosovës ka qenë e vënë në pikëpyetje pikërisht për shkak të proceseve që janë bartur nga Thaçi. Që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidenti dhe ish-ministri e kryeministri Thaçi ka siguruar popullin e Kosovës se dialogu me Serbinë është duke çuar drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Në fund të këtyre negociatave ai tha se duhet filluar një raund tjetër bisedimesh, ose Kosova do të kthehet në një lloj Palestine”, ka thënë Zogiani.

Ai ka pohuar se, edhe në lidhje me ndryshimin e kufinjëve Thaçi ka thënë se Serbia nuk e ka për obligim ta njohë Kosovën që në fillim të procesit.

“ Pra në rrezikojmë që të bëjmë edhe një hapje të tërësisë territoriale të Kosovës dhe si gjithmonë mundësia është shumë e madhe që Thaçi të na kthehet në fund e të na thotë, ‘se as kjo nuk funksionojë dhe duhet një tjetër raund bisedimesh’. Me fjalë tjera, historia tregon se Thaçi është i rrezikshëm në këtë proces”, është shprehur Avni Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat