A do të intervistohen krerët e shtetit nga Gjykata Speciale? Flet zëdhënësi  i saj

Politika

A do të intervistohen krerët e shtetit nga Gjykata Speciale? Flet zëdhënësi  i saj

Nga: N.H Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:56
Selia e Gjykatës Speciale

U raportua se ditëve të ardhshme priten intervistime të rëndësishme në Hagë. Personat që do të intervistohen kanë lidhje direkte me bartësit e institucioneve shtetërore.

Derisa institucionet e Kosovës janë vënë në lëvizje për themelimin e një Tribunali për krimet serbe, Tribunali aktual, ai për krimet e kryera nga shqiptarët, ndaj serbëve dhe ndaj shqiptarëve, e ka hallakatur skenën politike.

U bë e ditur se në ditët në vijim për në Hagë do të udhëtojnë disa figura të njohura të UÇK-së, që kanë njohuri dhe miqësi me krerët me të lartë të politikës së Kosovës.

Gazeta “Bota sot”, i është drejtuar Gjykatës Speciale në lidhje me këtë çështje. Nga kjo gjykatë kanë thënë se ZPS-ja gëzon autoritetin të kërkojë pjesëmarrjen e të dyshuarve, viktimave e dëshmitarëve e t’i marrë ata në pyetje; të mbledhë e të studiojë informacion dhe prova; si dhe të marrë vendime rreth fillimit, vazhdimësisë ose përfundimit të procedimeve penale.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk jep komente rreth çështjeve që bien jashtë mandatit të saj dhe jep informacion rreth hetimeve. ZPS-ja fokusohet në një kryerje sa më të hollësishme të mundur të hetimeve dhe, si rrjedhim, në kryerjen e mandatit të saj siç parashtrohet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mes të tjerave, ZPS-ja gëzon autoritetin të kërkojë pjesëmarrjen e të dyshuarve, viktimave e dëshmitarëve e t’i marrë ata në pyetje; të mbledhë e të studiojë informacion dhe prova; si dhe të marrë vendime rreth fillimit, vazhdimësisë ose përfundimit të procedimeve penale”, ka deklaruar zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Chris Bennett për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, gjithashtu është raportuar se edhe aktakuzat e para nga Prokuroria e Tribunalit Special do të ngritën brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat