“Liberalizimi është mashtrim ndaj qytetarëve, s’mund të hiqen vizat me zhvatje nga PAN”

Politika

“Liberalizimi është mashtrim ndaj qytetarëve, s’mund të hiqen vizat me zhvatje nga PAN”

Nga: G.B Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:26
Foto ilustruese

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, derisa ka thënë se ka marrë një “Po” të menjëhershme nga Gjermania gjatë Samitit të Berlinit.

E disa ditë pas kësaj, ai tha se vizat do të liberalizohen në shtator.

Në anën tjetër, ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka porositur kryeministrin që të mos japë afate kohore.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se këto janë mashtrime që po përdoren për të qetësuar qytetarët, pasi janë të pakënaqur me qeverinë.

“Këto janë mashtrime dhe sa për të qetësuar qytetarët dhe të gjithë janë të pakënaqur në këtë qeveri zhvatëse të popullit, fjalët e këtij njeri janë sikur tableta antidepresant, por kjo tabletë-deklarata koti më nuk reagon në popull, janë lodhur nga dështimi i këtyre njerëzve të PAN”, është shprehur ai.

Burjani thotë se PAN duhet të largohet sa më parë dhe të reformohet politika, pasi e kanë prishur sistemin.

“PAN sa më parë duhet të largohet nga politika për një kohë duhet të reformohet plotësisht, pa një reformë të këtyre partive që mertohen PAN nuk ka nevojë as në zgjedhje të ardhshme të marrin pjesë. E kanë prish sistemin dhe po kontribuojnë në anarki dhe pasurim pa bazë”, ka vlerësuar Burjani.

Sipas tij, me varfëri dhe zhvatje s’mund të ketë viza, por duhet të ndërtohet një standard solid i ekonomisë së tregut.

“Liberalizim të vizave me zhvatje dhe varfëri s’ka. Duhet të ndërtohet një standard i mirë apo solid i ekonomisë së tregut, jo shteti të paraqitet si punëdhënës kryesor, nuk është Kosova Kinë e as komuniste, ku shteti merr primatin, rrit paga për punëtorët e vet. Kjo askund në Evropë e as Amerikë e as kund me ekonomi tregu nuk ndodh, veç në Kosovë. Këta njerëz nuk dinë çka është sistemi ekonomik-shoqëror”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat