Shokon Klosi: Armët janë blerë, Majko gënjen - Bota Sot
Shokon Klosi: Armët janë blerë, Majko gënjen

Politika

Shokon Klosi: Armët janë blerë, Majko gënjen

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 12 maj 2019 Në ora: 10:43
Fatos Klosi dhe Pandeli Majko

Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Fatos Klosi, nga një studio televizioni, lëshon gënjeshtrën e madhe: "Ushtria e Kosovës nuk ka marrë armë nga despotë ushtarake të Shqipërisë. Kryeministri Majko gënjen!" Ishte një deklaratë-bombë për shqiptarët, që sado pak, kishin përcjellë rrjedhat e luftës të Kosovës.

Firma jonë "Etniku", përkatësisht, Fabrika e Blojës, në Mamurras të Kurbinit, me një hapësirë prej 80 ari tokë, e rrethuar e tëra në mur, që arrinte lartësinë 3 (tri) metra, varësisht nga terreni, qysh në fillim të luftës, është bërë qendër: për pritjen fillestare të refugjatëve, ikanakëve nga Kosova; akomodimin në objekte shtetërore e shtëpi private; përkujdesje me ushqime dhe gjësende tjera; për magazinimin e bazës ushqimore e materiale ushtarake; për transportimin e armatimit në zonat kufitare luftarake.

E gjithë kjo realizohej me një ekip prej 25 vetash, punëtorë të Fabrikës, tashmë, të stopuar, dhe familjarëve tanë, përfshi edhe drejtuesit, dy nipërit e mi, vëllezërit Hasan dhe Ismet Rexhaj, nga Cërca e Istogut dhe autori i këtij shkrimi. Armët e të gjitha kalibrave, prodhim kinez, të mbështjella me najlon, plastmas të trashë, për t`i siguruar nga lagështira, ngarkoheshin në kamionë 40 tonësh, por rruga e vjetër, Mirditë-Qafë Mali, ngarkesa reduktohej në gjysmën e kësaj peshe. Sipër armatimit hidhnim pak thasë me miell e më shumë thasë me krunde, hime, për maskim.

Lexo edhe: Kudo në Kosovë, ushtarë të FARK-ut, me komandantë të LPK-së!

E gjithë kjo ishte një shërbim, detyrë për Atdheun. Por, shërbimet e bëra, me paratë e huazuara, me premtimin se Qeveria do t´i mbulonte, mbetën vetëm premtime. Prej 20 vitesh, familja ime, me vëllezër e nipa, vazhdojmë me shlyerjen e borxheve të luftës. Kështu e paska lufta: disa pasurohen, disa rrënohen; dikujt nuk i ka hyrë ferrë në këmbë, dikujt i janë vrarë djemtë, meshkujt! Deri kur me hajnat, profiterët e kriminelët mbi kokë?!

Krejt çfarë është blerë nga armatimi, është një antitank, prodhim gjerman, i blerë nga Kroacia. Janë blerë edhe pak - snajperë - amerikanë, që numërohen me gishtërinjtë e duarve. Ndërsa shtabistët e "Rogner-it", kanë blerë disa - snajperë - dhe armë të vogla, speciale, me silenciatorë, të pazëshme, për shitje të "kripura", si dhe për atentatime të kundërshtarëve politikë, që nuk janë 200, siç thotë Prof. Dr. Sali Berisha, por 9 (nëntë) fishi i kësaj shifre. Reagimi i karrieristit Enver Hoxhaj, i cili akuzon Berishën për përçarje, lë të turpërohet së është bërë pjesë e krimit, pse militon në një parti-bandë, përgjegjëse pë krimet vëllavrasëse, gjatë dhe pas luftës.

Lexo edhe: Krerët shtabistë të LPK-së: “Hajna, profiterë e kriminelë” edhe me armë

Është jashtë çdo logjike, të mendosh se gënjeshtra e kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, është mungesa e informacionit, e pa qëllimtë. Absolutisht, jo. Janë nja 40 milionë marka gjermane, të "avulluara". Dhe, këtë abuzim, duan ta mbulojnë, duke ia faturuar, falsifikueshëm, armatimit të "blerë"!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...