Thaçit i ka ikë ora politike - Bota Sot
Thaçit i ka ikë ora politike

Politika

Thaçit i ka ikë ora politike

Nga: A.M Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:26
Hashim Thaçi

Analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë për “Bota sot” se Thaçi i ndryshon deklarata rreth pjesëmarrjes së tij në luftë dhe se ai flet sikurse nuk ka jetuar në Kosovë.

“Thaçi gjatë ditëve të fundit u shfaq si pronar i luftës, sikur e ka luftën në xhep dhe e nxjerr topin jashtë u shfaq si pronar i paqes, stabilitetit dhe si sjellës i paqes. Thaçi kur ia do puna gënjen e gjoja kam luftuar me armë në dorë për lirinë në Kosovë, kur e kap frika thotë nuk kam luftuar, nuk kam qenë luftëtar në Kosovë, por kam qenë udhëheqës polik i UÇK. Thaçi qysh se është bërë president nuk gënjen pa folur pasi e sheh edhe vetë se duke qenë president është si pensionist si kryetar i pensionistëve të Kosovës e as dua kryetar i veteraneve jo. Thaçi nuk di çfarë thotë as çfarë bën. Kalon në kufi në Vermicë dhe thotë të hiqet kufiri, pse ka radhë, pse ka kufi. Thaçi flet si Ufo, sikur nuk ka jetuar vetë në Kosovë që 20 vjet gjithmonë në pushtet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Shahu ka komentuar edhe deklaratën e Thaçit se mund të ketë luftë por, jo cenim të territorit, ai ka thënë se kjo është tymnaja e tij patriotike pas dështimit të planit të tij në Berlin.

Image
Rexhep Shahu

“Deklarata e tij se luftë mund të ketë, por cenim territori jo, është shashka e tij patriotike pas dështimit të planit të tij në Berlin. Aktualisht Thaçi është personi i gabuar në punën e gabuar në momentin e gabuar. Po të ishte në dorë të Thaçit do ti mjaftonte të ishte shef i Kosovës pa i interesuar statusi i saj, vetëm të ishte shef i Kosovës pavarësisht se a e caktonte Beogradi apo OKB. Thaçit i ka ikë ora politike, ai han përshesh por politikisht i takon të shkuarës”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...