Vazhdon rrëfimi: Ja si nisën sulmet e para në Koshare...

Politika

Vazhdon rrëfimi: Ja si nisën sulmet e para në Koshare...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 maj 2019 Në ora: 08:25
Arif Maloku, Kazerma e Koshares

Pas pjesës së parë, sot vazhdojmë me pjesën e dytë të rrëfimit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Malokut, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt.

Maloku i cili luftën e zhvilloi kryesisht në Koshare, thotë se, plagët e marra gjatë luftimeve kërkonin mjekim të mëtejmë.

Ai tregon se, posa ka dalë në territorin e Shqipërisë, prapë me lejen e Agim Ramadanit, ka vazhduar me një trajtim mjekësor, e pas kësaj, me kërkesë të Agimit është  dashur të paraqitet në njësinë “COBRAT”.

Thotë ai duke sqaruar se ishte ftuar nga vet Agim Ramadani në telefon, që të paraqitej në Repartin ushtarak në Babinë, ku është paraqitur menjëherë, derisa ishte në mesin e disa komandantëve dhe ushtarëve, që shprehnin dëshirën të sistemohej në njësitë e tyre.

“Por, unë prisja të arrinte Agimi dhe të merrja detyrën nga ai. Me të arritur Agimi më drejtohet “Ti që ke hy si ujku në mesin e deleve a e din ku e ki vendin, dua me të pa sa më shpejt lart, kështu më tha Agimi”, vazhdon rrëfimin veteran invalid i luftës së UÇK-së Maloku.

Po atë natë ai ishte nisur së bashku me një grup ushtarësh, në këmbë për në Qendrën Stërvitore Ushtarake në Papaj, ku kishin arritur rreth orës 23:00.

“Në Papaj kam kaluar një natë, të nesërmen në mëngjes më ka ftuar Agimi në zyre. Nga unë ka dashtë opinionin rreth terrenit dhe një prezantim në hartën topografike, pasi që isha shumë i njoftuar me terrenin, ku pritej të thyhej kufiri. Ditën e kem kaluar së bashku, dhe në mbrëmje kanë arritur Albert Kuqi dhe Demush Gacaferri për të më marrë dhe jemi nise menjëherë për në Padesh, në Padesh kam kuptuar se komandant i “COBRAVE” është Naser Vllasi, ku kam qenë i mirëpritur, pasi që Agimi paraprakisht e kishte njoftuar Naserin për mua. Menjëherë të nesërmen i kam marrë detyrat për vëzhgimin e terrenit ku njëkohësisht vetë fakti me vëzhgimet që i bënim përpilohej dhe kompletohej plani operativ për thyerjen e kufirit, vëzhgimet kanë vazhduar në mënyrë sistematike pandërprerë, pa u hetuar nga armiku po ashtu duke ruajtur sekretin për punën që bënim”, rrëfen ai.

Me pa durim prisnim se kur do të vinte urdhri për thyerjen e kufirit.

Ai flet me krenari se si pjesëtarë i këtij njësiti, kishin më shumë informacione.

“Ne “COBRAT” gjithherë ishim një hapë përpara, për vet faktin se ne me komandantin e ri Naserin na u kish besuar realizimi i vëzhgimeve. Me 8 prill më kujtohet se nga komandanti Agim Ramadani është kërkuar, që të shkoj Komandant Naseri në bazën komanduese në Padesh, ku me tu kthyer nga Agimi në bazën e “COBRAVE”, po ashtu në Padesh, gjegjësisht në shtëpinë e Sadikut e cila gjindej 200 metra distanca ajrore nga Kazerma e Koshares ku edhe më tej gjendej Ushtria Serbe, Komandant Naseri ka kërkuar prej neve që të përgatitemi për një “vëzhgim”, por kësaj radhe ka kërkuar nga ne që të përgatitemi sikurse të hyjmë në sulm ndaj ushtrisë serbe, se duhej të pajiseshim mirë me armatimin e duhur, municion të mjaftueshëm, granata dore, po ashtu ushqim së paku për 24 orë”, vazhdon rrëfimi i luftëtarit.

Arifi thotë se menjëherë kanë fillua me përgatitjen, dhe po atë natë, si çdo natë tjetër që bënin roje për sigurinë ai ishte sipas orarit 2 orë roje, mirëpo Naseri ka insistuar që të bëjnë pushimin e natës,  tek ne ishte një parandjenjë që nuk kishim gjumë, por prisnin kur do të vijë urdhri për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ne atë rast ai së bashku me bashkëluftëtarët  e tij e kishin të qartë se ka ardhur momenti i thyerjes së kufirit dhe se nuk bëhej fjalë për vëzhgim.

“Ne ishim pa gjumë, dhe kur shënon ora 2:00, ne “COBRAT” së bashku me Naserin, jemi nisë për gjeja se për  “vëzhgim” nga shtëpia e Sadikut në drejtim të përroit. Aty jemi ndal për një kohë të mjaftueshme dhe kemi pritur derisa ka ardhë edhe një komandant me ushtarë. Nga aty kemi vazhduar në drejtim të shpatit, përpjetë përroit ku pasi kemi arrit në një lartësi të lart kemi dëgjuar disa zëra dhe aty ishte Agimi me Saliun së bashku me ushtarët e tyre”, tregon ai.

Në atë rast, ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij, e kishin të qartë se nuk po shkojnë në vëzhgim por ishin duke shkuar për të dëbuar ushtrinë serbe nga brezi kufitar mëngjesin e 9 prillit 1999.

Lexo edhe këtë: Rrëfim ekskluziv i ushtarit të UÇK-së në Koshare: Ja si zhvilluam sulmet me Agim Ramadanin dhe sa serbë i vramë

Aty çdo  komandant me njësinë e vet kishte marr përgjegjësitë për drejtimet e veprimit dhe pa humbur kohë Agimi ka kërkuar për zbatimin e urdhrit të dhënë nga Komandant Rrustemi për thyerjen e kufirit i cili gjendej në Bazën Komanduese në Padesh.

“Ne Cobrat ishim me të parët që vazhduam në zbatimin e planit të luftimit ku në drejtimin e Kazermës së Koshares ne ishim të parët në kolonë për një ku mbrapa në mbështetje kishim Komandantin e këmbësorisë me ushtarë, ka qenë një teren i papërshtatshëm dhe me një kujdesje të madhe ju kemi ofruar Kazermës së Koshares bashkërisht me ushtarët e këmbësorisë dhe pa u vërejtur nga ushtarët e ushtrisë serbe të cilët i kishim dhe mbrapa shpine në Rrasë të Koshares dhe përball Kazermës së Koshares, me granatimet e para në krahun e djathtë në karakollin e 7 korrikut pasi që atje kishin rënë predhat e para për ti hutuar ushtaret serb qe gjendeshin ne Rrasë të Koshares dhe Kazermë ne me lehtësi iu ofruam armikut, Komandant Naseri na njoftoi se me të dëgjuar broshuritë e para në drejtim të krahut të djathtë kah vrojtoret, drejtimi shkozë, Mulliq, atëherë do të hapim zjarr të fuqishëm në drejtim të forcave të gjalla  serbe dhe objektit të Kosharës ku e kishim si në pasqyre, po sa kemi dëgjuar  broshurat e zjarrit, ne përnjëherë kemi hapur zjarr mbi ushtarët serb dhe pozicionet duke përfshi dhe kazermën duke i shkaktuar dhe humbjet e para armikut serb në ushtar”, tregon Maloku.

Ai thotë edhe pse kishin sulmuar në befasi, armiku u ishte përgjigjur fuqishëm pasi që ishin mirë të fortifikuar, bunkerizuar përreth objektit dhe rrethojës, mirëpo zjarri i tyre vërehej që ishte më shumë bosh dhe nga frika dha paniku që tani më i kishte kapë se akoma nuk dinin ku ishim të pozicionuar ne.

“Luftimet me 9 prill 1999 vazhdonin pa ndërprerje, derisa pasdite kemi marrë urdhrin për tërheqje, ne nuk dinim pse??”. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat