Dallaveret e qeverisë rrezikojnë të shuajnë Telekomin

Politika

Dallaveret e qeverisë rrezikojnë të shuajnë Telekomin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 maj 2019 Në ora: 18:27
Telekomi i Kosovës

Në vorbullën e mashtrimeve të mëdha që i bëhen vendi nga qeveria në bashkëpunim me oligarkët, e fundit pa dyshim se është afera me Telekomin. Nga gjithë kjo mega aferë buxheti i shteti pritët të humbë 25 milionë e 900 mijë euro ndaj kompanisë Z-Mobile të Blerim Devollit, kjo duhet të paguhet më së largu deri  më 15 qershor që edhe është shtyrë afati që ka Telekomi. Faktikisht Qeveria dhe Telekomi kanë pak kohë për të gjetur një alternativë për të dorëzuar pagesën. Afati për milionat përfundon pak ditë para kryerjes së kontratës, e kjo po shihet si shantazh për vazhdim të saj..

Devollët vazhdimisht po shantazhojnë qeverinë duke vënë afate të cilat nuk mund të përmbushën, dhe pastaj të kërkojnë kompenzim në forma të tjera. Nga kjo faktikisht do  të përfitoj Z-Mobile, që natyrisht se do përfitoj vazhdim të kontratës që kishte me Telekomin. E gjithë kjo telenovelë është e fabrikuar brenda zyrave të qeverisë, që pastaj të ndajnë përfitimit së bashku. Me qëllim nuk janë përmbushur kushtet në kontratën që kishte telekomi me Z-Mobilen, që të hidhet në gjyq dhe pastaj të ndajnë përfitimet së bashku. Nga gjithë kjo humbës del të jetë qytetari i ndershëm i vendit, i cili nga xhepi i tij i varfër duhet të paguaj për marrëveshjet e fshehta të qeverisë me oligarkët. Kjo është vetëm njëra ndër dështimet e shumta të shteti karshi mos respektimit të kontratave e të cilat i kanë sjellë buxhetit të shteti shuma të mëdha të parave.

Një e tillë ndodhi edhe me Bechtel Enkan me çmim që kap shifrën e 53 milion eurove. Është e pashpjegueshme se nga të gjitha këto afera askush nuk jep përgjegjësi, të gjithë janë të qetë sikur mos të ndodhte asgjë. Në një shtet demokratikë këto do të trondisnin themelet e çdo qeverie duke quar në shkarkimin e saj, dhe natyrisht se dikush do të përfundonte prapa grilave. Të gjithë ata juristë që paguhen nga  taksat tona, ata këshilltarë e ajo mega administratë në qeveri, është non sens që askush mos të dinte se po shkelte kontrata. Shkeljet janë krejtësisht të qëllimshme për përfitime të dyanshme, ndryshe s`ka si shpjegohet e gjithë këto skandale. Këto skandale rrezikojnë të shuajnë mijëra vende pune në telekom, pasi buxheti po iu dhurohet Devollëve, të cilët kanë arritur të shtrijnë ndikimin e tyre në të gjitha partitë në pushtet. Përveç në LDK dhe VV, devollët kanë arritur që të kontrollojnë PDK dhe PSD, të cilat iu kanë dhënë tenderë edhe pa të drejtë si në nivel lokal dhe qendror.

Më këtë mashtrim që po i bëhet vendit Telekomi rrezikon që edhe të humbas operimin e saj, që do të ishte sinjal i keq për rrjetin operativ në vend dhe punëtorët e saj. Favorizimi i oligarkëve nga kjo qeveri ka sjellë tkurrje të investime të huaja në vend, të cilat e kanë kuptuar se këto s`ka konkurrencë të lirë dhe të ndershme, dhe vënia e monopolist nga oligarkët  de fakto i shuan bizneset e tjera. Janë mijëra biznese që janë shuar që nga ardhja e kësaj qeverie, po ashtu janë mijëra të tjera që nuk marrin guxim të investojnë kur shohin se qeveria dhe oligarkët janë bërë një. Duhet theksuar se Telekomi nga një aset me vlerën më të madhe në Kosovë po shkon drejt shkatërrimit, si pasojë e mos mbrojtës nga shteti, i cili ka  lënë në dorë të oligarkëvë të saj asetet më të mëdha të vendit. Ndonëse tani nuk pritet që dikush të jap përgjegjësi për këtë hajni, nëse një ditë do të kemi shtet prej vërteti të gjithë akterët e përfshirë në këtë hajni do të përgjigjen para drejtësisë. Deri atëherë s`na mbetet asgjë tjetër pos të lutemi që koha ë kësaj qeveri dhe oligarkëve të saj të merr fund sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat