Njohësi i ekonomisë: Koalicioni PAN e ka vendosur Kosovën para shumë pikëpyetjeve

Politika

Njohësi i ekonomisë: Koalicioni PAN e ka vendosur Kosovën para shumë pikëpyetjeve

Nga: N.H Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:30
Qeveria Haradinaj

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar punën e deritanishme të qeverisë aktuale, ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ardhur në pozitën e tanishme me kauzën e kufirit me Malin e Zi.

“Po të bëjmë krahasimin e qeverisë së Isa Mustafës dhe të Ramush Haradinajt kanë dhenë dy prova që qytetari dhe skena politike duhet të largohen nga militantizmi dhe urrejtja për parti të caktuar dhe duhet t’i jepet përplasi profesionalizmit. E them këtë sepse koalicioni i kaluar qeverisës LDK-PDK edhe pse i panatyrshëm për nga ideologjia dhe rrugëtimi politik, por kapaciteti i intelektual i koncentruar në të dy subjektet ka treguar profesionalizëm në qeverisje përkundër protestave të dhunshme të opozitës se atëhershme që tani më po shihet që nuk ka pas ideale, por vetëm për karrige, sepse kryeministri aktual e ka zënë atë karrige me kauzën e kufirit me Malin e Zi që vet e pranoi”, ka thënë Kadriaj.

Kadriaj potencon se koalicioni PAN e ka vendosur Kosovën para shumë pikëpyetjeve dhe udhëkryqeve të mëdha.

“Njëherit këto dy qeveri kanë dëshmuar që pamarre parasysh përafrimit ideologjik, si koalicioni PAN nuk po ka sukses për shkak të deficitit intelektual duke e vendos Kosovën para shumë pikëpyetjeve dhe udhëkryqeve të mëdha që edhe mandatari tjetër do të trashëgonin këto probleme që doni shkon mandati me sajimin e gabimeve të kryeministrit Haradinaj. Pra, ky kryeministrit u ul në atë karrigen në emër të pseudo kauzave dhe krijoi kauza që të qëndroj në pozitën e kryeministrit me tema kombëtare që për fat të keq realiteti ballkanikë i gëlltit veprimet populliste”, shprehet ai.

Mes tjerash, ai thekson se si rezultat i uljes së cilësisë së deputetëve kemi këtë kombinim qeverisës, ku deputetët kanë vetëm peshën e numrit.

“Tani e tutje qytetari duhet të mendoj dhe të përkrah atë subjekt dhe atë koalicion që ofron cilësi në listat e deputetëve, sepse si rezultat i uljes së cilësisë së deputetëve kemi këtë kombinim qeverisës ku deputetët kanë vetëm peshën e numrit dhe më e rënda që si rezultat i kësaj peshe janë faktor për qeverinë dhe shitet shtrenjtë ku një votë e deputetit menaxhon dikasterin më të ndjeshëm siç është Ministria e Punëve të Brendshme, duke e degraduar me një ministër nën çdo nivel. Pra, kjo qeveri ka bërë që edhe pozitat më të lakmueshme të jenë objekt i shakave tek qytetarët”, ka përfunduar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat