“Thaçi po ju hedh pluhur syve qytetarëve” - Bota Sot
“Thaçi po ju hedh pluhur syve qytetarëve”

Politika

“Thaçi po ju hedh pluhur syve qytetarëve”

Nga: A.M. Më: 14 maj 2019 Në ora: 23:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se “Luftë mund të ketë, por cenim të territorit të Kosovës jo”, ndërsa thotë se është pro korrigjimit të kufirit.

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po e tregon të vërteten rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbin.

“Presidenti Thaçi nuk e tregon të vërteten rreth korrigjimit të kufirit me Serbin, kur të gjithë e dinë së ide e kujt është ajo, mirëpo për nga deklaratat gjithmonë është i furishëm. Nëse bazohemi në demarkimin me Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi, demarkimi me Serbi do të jetë masakër, sepse presidenti Thaçi për interesat e tij harron gjithçka”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Kurse, sa i përket deklaratës së Thaçit, Krasniqi ka thënë se këto janë deklarata mediatike dhe se po mundohet të ju hedhë pluhur syve të qytetarëve.

“Lidhur me deklaratën e tij se “Luftë mund të ketë, por cenim të territorit të Kosovës jo” janë vetëm deklarata mediatike, asgjë me tepërt, së ai me të gjitha forcat në çdo cep të botës po i bënë publicitet korrigjimit të kufirit me Serbi, e këndej mundohet të ju hedhë pluhur syve të qytetarëve!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...