Akuza të rënda për Thaçin: Është një njëri që punon për interesa të Serbisë

Politika

Akuza të rënda për Thaçin: Është një njëri që punon për interesa të Serbisë

Nga: N.H Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:37
Hashim Thaçi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Tirana tronditi të gjithë më një deklaratë. Ai hapur u shpreh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi varet prej tyre.

I pari i shtetit serb nga kryeqendra shqiptare potencoi se kreu shtetit të Kosovës vepron sipas direktivave nga Beogradi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lidhur me këtë, profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ndodhët në një krizë të thellë.

Sipas Kelmendit, Thaçi që moti është në shërbim të Serbisë me planet e tij për ndarjen e Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi

“Deklaratat e presidentit të Serbisë, se Hashim Thaçi është i varur nga Serbia, mendoj se janë lojëra taktike natyrisht edhe të shërbimit inteligjent serb, për ta mbështetur edhe pak. Faktike është se Hashim Thaçi ndodhët në një krizë të thellë, pra ka një mbështetje minimale në historinë e tij krejt politike, pra më së paku ka mbështetje tani kjo është në radhë të parë”.

“Në radhë të dytë, besoj që presidenti aktual që moti është në shërbim të Serbisë me planet e tij, natyrisht se u zbuluan me të dërguarit e tij Baton Haxhiun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, nga ato takimet e fshehta, madje, edhe ideja e tij u trumbetua në vazhdimësi, herë do të jetë e dhimbshme kjo marrëveshje gjithëpërfshirëse, që provoi çdoherë t’ia gjejë epitetin më manipulues. Filloi t’i keqpërdor shqiptarët e Luginës së Preshevës gjëja se oponentët e tij nuk i duan që të bashkohen. Gjithçka ishte një skenar, në vazhdimësi nga Aleksandar Vuçiq dhe sigurisht edhe nga segmentet e tjera politike nga Beogradi”, ka thënë Kelmendi.

Ai thekson se Serbia e ka humbur Kosovën përfundimisht, dhe po tenton të marrë atë çfarë mundet.

“Që Serbia e ka humbur Kosovën de-fakto dhe de-juro, po mundohet të marrë atë që mundet, pra të marrë një pjesë të Veriut, dhe të fillohet kjo loja e hapjes dhe sigurisht që kjo nuk është bërë rastësisht, pasi kjo është bërë fatkeqësisht edhe me mbështetjet e caktuara ndërkombëtare, mirëpo fatmirësisht Gjermania ua preu këmbët Thaçit dhe Vuçiqit, pra këtij të fundit dhe argatëve në Prishtinë dhe në Tiranë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka nënvizuar se sjellja e Thaçit me Dodikin në Tiranë dëshmoi se ky i fundit është i kapur nga Serbia, dhe po tenton që ta manipulojë opinionin se është një antiserb.

“Historikisht Serbia i ka vjedhur nga ne liderët, duke i kapur, duke i arrestuar apo edhe sulmuar dhe populli e ka ngrënë karremin se këta janë shumë patriot, dhe sigurisht se kjo kësaj radhe nuk do të funksionoj, sepse po e them se presidenti Thaçi ndodhet në një krizë të thellë dhe natyrisht është dekonspiruar dhe mënyra se si sillej edhe me Dodikin në Tiranë dëshmon se tenton nëse është i kapur nga Aleksandar Vuçiq nga strukturat sekrete që ta manipulojë opinionin se është një antiserb që ka projekte të tilla e të atilla. Thjeshtë Thaçi, nuk ka më dilemë se është një njëri që punon për interesa të Serbisë”, ka përfunduar profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat