Pas ambasadës amerikane, edhe Armend Zemaj reagon ashpër ndaj Qeverisë Haradinaj

Politika

Pas ambasadës amerikane, edhe Armend Zemaj reagon ashpër ndaj Qeverisë Haradinaj

Nga: G.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 19:40
Armend Zemaj

Ambasada amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për emërimin në pozita të larta shtetërore të personave të pakualifikuar dhe që kanë aktakuza për krime.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është detyrim ligjor që të kemi qeverisje me duar të pastra, por që kjo qeveri ka devijuar nga këto parime.

“Kjo është detyrim edhe ligjor edhe i përcaktimit tonë për një qeverisje të mirë dhe me duar të pastra. Fatkeqësisht kjo qeveri ka devijuar plotësisht nga këto parime, jo vetëm duke pasur njerëz të emëruar me aktakuza dhe të dënuar por ka shkuar edhe përtej kësaj duke zgjedhur dhe njëherësh edhe duke vazhduar me emërime të njerëzve të cilët kanë bërë shkelje të ligjit në Kosovë”, është shprehur ai.

Zemaj thotë se vërejtjet e SHBA-së janë tregues i një shqetësimi real që po e dëmton Kosovën dhe të ardhmen e saj.

“Edhe vërejtjet që vijnë nga miqtë ndërkombëtarë e sidomos nga SHBA dhe shtetet mike Evropiane është tregues i një shqetësimi real i cili është duke e dëmtuar Kosovën dhe të ardhmen e saj euroatlantike”, ka deklaruar deputeti Zemaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat