Pritet mirë vendimi i Amerikës: Kërkohet të u ndalohen vizat edhe Thaçit e Veselit

Politika

Pritet mirë vendimi i Amerikës: Kërkohet të u ndalohen vizat edhe Thaçit e Veselit

Nga: A.M. Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar  përmes një komunikate për media se nuk do t`i lëshoj viza personave zyrtarë të Kosovës, të cilët janë të përshirë korrupsion  dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashm.

Lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë se  ky vendim është shumë i mirë, por shprehet se në këtë listë nuk është  asnjeri nga bosat kryesore të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

“Kam thënë shumë vite më parë që miqtë ndërkombëtarë nëse na duan të mirën, duhet ta izolojnë klasën politike duke mos ju dhënë viza. Vendim shumë i mirë i shtetit amerikan, por kjo nuk është asgjë. Pse nuk është asgjë? Sepse në këtë listë nuk është asnjeri nga bosat kryesore të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi thekson se mos dhënia e vizave duhet të fillojë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e deri tek krimineli me i vogël në skenën politike

“Nëse Azem Sylës nuk i jepet viza nuk do të thotë asgjë, sepse ai është një peshk i vogël në krimin politik të Kosovës. Mos dhënia e vizave duhet të fillojë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e deri tek krimineli me i vogël në skenën politike!”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat