Kuvendi ka pasur mundësi të nxjerr Rezolutë për një Tribunal ndaj kriminelëve serb, por nuk e bëri asnjëherë - Bota Sot
Kuvendi ka pasur mundësi të nxjerr Rezolutë për një Tribunal ndaj kriminelëve serb, por nuk e bëri asnjëherë

Politika

Kuvendi ka pasur mundësi të nxjerr Rezolutë për një Tribunal ndaj kriminelëve serb, por nuk e bëri asnjëherë

Nga: D.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:04
Muhamet Kelmendi

Është shumë e drejtë vërja e përgjegjësisë tani tek subjektet apo politikanët e ndryshëm për procedurën e formimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në Kosovë.

Kjo pasi dihet se pushteti tani e nga Shpallja e Pavarësisë është në kuadër të PDK-së dhe të LDK-së dhe së fundmi në AAK.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kurdo dhe në çfarëdo faze Kuvendi ka pasur mundësi të nxjerr Rezolutë për këtë Gjykatë, por nuk e bëri asnjëherë.

“ Lind pyetja se përse nuk u nxjerr një Rezolutë e tillë? Është e kuptueshme që Kuvendi gjendet në presion të popullit të Kosovës për këtë në njërën anë dhe në anën tjetër kemi kërcënimet e lartë nga Gjykata për tëra forcat në Kuvend. Gjykata Speciale po rrinë mbi kokë si "shpata e demokleut". Por kjo nuk është aq domethënëse kundruall thjeshtë presionit të popullit, në veçanti të familjeve, sepse kjo po troket ashpër në ndërgjegje. Po a mund të formohet një Gjykate e tillë. Në karakterin nacional mund të formohet kjo Gjykatë, mund të ndërtohet çfarëdo Gjykate. Ndërsa në aspektin ndërkombëtar, këtë e formon vetëm KS i OKB, - së. Kjo vjen kështu nga e drejta ndërkombëtare. Natyrisht se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, pra nuk ka mundësi juridike për të paraqitur këtë kërkesë”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, në paraqitje të kërkesës nuk mundet askush të renditet, por futja në rend të ditës së KS është shumë e vështirë.

“Ky stalacioni i forcave i tillë më veton e Rusisë dhe Kinës de fakto bëhet e pa mundshme.. Fakte për Gjykatë ka mjaft, po i përmendi edhe një herë faktet konkrete për një Gjykatë a Tribunal gjyqësor ndërkombëtarë. Këto janë: Vrasjet 1500 fëmijëve nën moshën 10 vjeçare, përdhunimet mbi 20 mijë femra shqiptare. Djegiet, masakrat dhe vrasjet barbare të 13,550 shqiptarëve. Dëbimet e mbi 1 milion shqiptarëve me dhunë e me terror nga vendi dhe Shkatërrimet e mbi 1.500 objekteve në Kosovë, si shtëpi, shkolla, shtëpi të kulturës, dyqane e objekte fetarë e shumë të tjera. Pra këto janë fakte të bollshme që tregojnë nivelin dhe energjinë gjenocidiale të forcave shtetërore dhe vullnetare dhe të shtetit serb”, ka thënë profesor Kelmendi.

Sipas tij, këto fakte janë të intensitetit të lartë dhe thjeshtë janë gjenocide, mirëpo shtrohet pyetja se kush e ndali Kosovën nga rastet e gjykimit nëpër Gjykatat e Kosovës?

“Nëse themi se deri para ca viteve ishte nën kompetencë të EULEX-it, ka disa vite që kompetencat i ka Kosova. Por pse u refuzuan? Nuk ka asnjë fakt për mungesë së vullnetit për tu marr Gjykatat e vendit me këtë krim gjenocidial de fakt, në çfarë do bisedime të zhvilluara deri tash, as Isa Mustafa, e as Hashim Thaçi dhe as Edita Tahiri, nuk kërkuan një gjë të tillë. Kurrë nuk dolën në bisedimet e Brukselit me një kërkesë për këtë Gjykatë. Por siç duket ata ishin të mallëngjyer pas bisedimeve , e fitimeve të mëdha dhe asnjëherë nuk e kërkuan këtë Gjykatë. Dhe tash krejt papritmas u zgjuan nga gjumi i rëndë dimëror, sa bukur për ta. Por vallë sa do të rrinë të zgjuar tani mbetet të shihet. Sepse fakte ka sa të duash Kosova dhe e drejta është në anën tonë, na mbetët vetëm të shpresojmë”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...