“Ideja e lëvizjes së kufijve u varros në Berlin, s’ka rëndësi kush e udhëheq dialogun” - Bota Sot
“Ideja e lëvizjes së kufijve u varros në Berlin, s’ka rëndësi kush e udhëheq dialogun”

Politika

“Ideja e lëvizjes së kufijve u varros në Berlin, s’ka rëndësi kush e udhëheq dialogun”

Nga: G.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:23
Hashim Thaçi

Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë.

Kështu u shpreh sot kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve.

"Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin", tha ai.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë se ideja për korrigjim të kufijve u varros në Samitin e Berlinit nga Gjermania dhe Angela Merkel dhe kur ajo thotë diçka, është vendimtare.

“Në Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë ideja e lëvizjes së kufijve. Gjermania dhe kancelarja Merkel, i dhanë fund dilemave që kjo ide ka vdekur. Kur Gjermania thotë diçka, vendimet e saj janë vendimtare”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, nuk ka rëndësi kush e udhëheq dialogun, pasi Thaçi, Rama e Vuçiq janë të vegjël për të vendosur diçka.

“S'ka rëndësi se kush e udhëheq dialogun, sepse Thaçi, Vuçiq, Rama dhe të tjerët janë shumë të vegjël për të vendosur diçka. Kjo temë ka mbaruar”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...