Haki Abazi: Rasti i Brovinës “mbulesë” për goditjen e madhe që iu bë dje PDK-së - Bota Sot
Haki Abazi: Rasti i Brovinës “mbulesë” për goditjen e madhe që iu bë dje PDK-së

Politika

Haki Abazi: Rasti i Brovinës “mbulesë” për goditjen e madhe që iu bë dje PDK-së

Nga: A.M. Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:01
Haki Abazi

Gjatë të enjtes, Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ka njoftuar se është duke ndërmarrë hapa që personat të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm.

Më komunikatën për media të ambasadës amerikanë  thuhet se “ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashëm”

Ndërkohë, pak orë para se të publikohej kjo komunikatë për media, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Borvina në hollin e Kuvendit të Kosovës, publikoi një fotografi kinse një grua shqiptare po dhunohej nga forcat serbe, mirëpo doli që janë imazhe të marra nga filmat për të rritur në Irak.

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”,  e ka cilësuar të drejtë këtë vendim të Ambasadës amerikane  që individët  të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për të udhëtuar në këtë shtet.

“Pas përndjekjes se prokurorit Blakaj është bërë e ditur që drejtësia nuk është duke funksionuar dhe as që ka shpresë që njerëzit që janë vendosur nga politika në sistemin gjyqësorë do të fillojnë të zbatojnë drejtësinë. Si rrjedhojë vendimi i SHBA është shumë i drejtë që të mos lejohen njerëzit e përfshirë në krim apo ata që janë të dyshuar të mos lejohen të hyjnë në ShBA”, ka thënë ai për “Bota sot”.

I pyetur nga “Bota sot” se a ka lidhje skandali i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Borvina, me qëllim që të lë në hije ndalimin e vizave për bashkë partiakëve, ai është përgjigjur duke thënë se kjo është në vazhdën e tentimit të mbulohet ngjarjet e vërteta dhe të tërhiqet vëmendje diku tjetër.

“Gjithmonë sa herë që ka pasë veprime goditëse, janë menduar skandale të llojit të fotografisë, por unë mendoj që kjo është në vazhdën e tentimit të mbulohet ngjarjet e vërteta dhe të manipulohet me publikun dhe të tërhiqet vëmendje diku tjetër”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...