“Është krim në vete kur ofrohen prova të rrejshme, për të dokumentuar një krim lufte kaq të rënd si përdhunimi” - Bota Sot
“Është krim në vete kur ofrohen prova të rrejshme, për të dokumentuar një krim lufte kaq të rënd si përdhunimi”

Politika

“Është krim në vete kur ofrohen prova të rrejshme, për të dokumentuar një krim lufte kaq të rënd si përdhunimi”

Nga: D.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:12
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se në Kosovë thuajse askush se kryen punën siç duhet, pasi gjithçka është shndërruar në sipërfaqësore.

Sipas tij, askush nuk kërkon përgjegjësi për asgjë, madje edhe vrasjet e përdhunimet e kryera, gjatë luftës janë bërë vetëm numra që përdoren kohë pas kohe, për poena politik.

“Tragjeditë e të tjerëve janë bërë biznes për një pjesë të grupacionëve politike dhe shpesh edhe për zyrtarë të lartë shtetëror dhe politik. Është papërgjegjësi dhe është krim të mbahet një foto kinse e dhunimit të femrave në Kosovë për 16 vite dhe e njëjta të mos dorëzohet tek organet e ndjekjes dhe të mos verifikohet fare. Kjo është krim në vete dhe kur këtë e bënë një deputete duhet të bëjnë një pyetje: Mos vallë ka faj vet populli që voton kësi njerëz të pa përgjegjshëm që të na përfaqësojnë në Kuvend të Republikës. Është e çuditshme se çfarë populli jemi, kur as Parlament e Qeveri nuk kemi, dhe biem në këtë nivel të deputetëve injorantë dhe të gërditshëm”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...