Agjenturat serbe të përfshira në lojën me fotografinë e Flora Brovinës, ja kush u përfshi?

Politika

Agjenturat serbe të përfshira në lojën me fotografinë e Flora Brovinës, ja kush u përfshi?

Nga: N.Sh Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:18
Flora Brovina

Gjatë ditës së djeshme, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar nj fotografi, ku aludonte se ishte një grua shqiptare duke u përdhunuar nga ushtarët serbë, mirëpo doli se ajo fotografi të jetë marrë nga sajtet pornografike.

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, thotë se, çdo ditë po dalin në sipërfaqe fundërrinat, të cilat kurrë nuk i kanë kontribuar Kosovës.

“Jam i bindur thellë se skandali me fotografinë nga porno sajtat është lojë e agjenturës serbe, për ta komprometuar faktin e dhunimit të dhjetëra mijërave grave shqiptare nga kriminelët serbë. Në këtë lojë të agjenturës serbe ka mundësi të jetë përfshirë, përveç Flora Brovinës, edhe Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së e të SHIK-ut”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Adem Salihaj

Salihaj thekson se, Thaçi dhe krerët e PDK-së jaën të lidhur me serbët dhe Serbinë.

“Të gjithë ata që nuk kanë besuar deri më tash atë që kam përsëritur sa e sa herë se Thaçi dhe krerë të tjerë të PDK-së janë të lidhur me serbët dhe Serbinë dhe se veprimet e tyre çojnë ujë në mullirin e Serbisë, tash këtë mund ta shohin shumë qartë. Veprimtaria e tyre antishqiptare po dëshmohet çdo ditë e më shumë. Problemi ynë më i madh është te populli i Kosovës, i cili edhe më tutje i duron dhe i lë në pushtet këto fundërrina”, potencon Salihaj.

“A duhet të presim në qetësi që të shkatërrohet nga agjenturat serbe gjithë kjo sakrificë e madhe e gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? A duhet të presim në qetësi shkatërrimin e shtetit tonë, të krijuar me kaq shumë gjak të derdhur gjeneratë pas gjenerate?”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat