Pornografia e Flora Brovinës, tronditi mbarë opinionin shqiptar, edhe atë serb! - Bota Sot
Pornografia e Flora Brovinës, tronditi mbarë opinionin shqiptar, edhe atë serb!

Politika

Pornografia e Flora Brovinës, tronditi mbarë opinionin shqiptar, edhe atë serb!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 maj 2019 Në ora: 20:58
Flora Brovina

Në një moshë të tillë, siç është deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Flora Brovina, të mundohet të mashtron opinionin, me fotografi pornografike, se kinse është një fotografi gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk do ta kishte besuar askush, madje as një fëmijë i lazdruar.

Fotografinë e publikuar si ekskluzive, deputetja Brovina, e mbronte fuqishëm, deri në atë masë, kur tha se, për ta publikuar atë e ka marrë pëlqimin edhe të viktimës, që në atë kohë ishe 35 vjeçare.

Madje, për to thoshte se edhe në ditën e sotit është gjallë.

Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe, normalisht që është tronditur kur e pa atë fotografi, por u tronditë i gjithë opinioni shqiptarë.

Tronditja e parë, ishte se si është përdhunuar “femra shqiptare” në sy të familjes së saj, kur në sfond shiheshin edhe disa persona të vrarë.

Tronditja e dytë, është se u publikua fotografia, ndërsa, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina me shumë bindje thoshte se, e dhunuara në këtë rast është gjallë, që pas 20 vjetëve të kaluara nga lufta, i binte se është nj një moshë rreth 55 vjeçare.

Tronditja e tretë, ishte kur po në atë fotografi shihej fytyra e “viktimës”, e që normalisht u bënë qindra apo mijëra reagime për këtë, madje një deputete e Kosovës, tha se familjarët po kërkojnë largimin e asaj fotografie nga mediat elektronike dhe rrjetet sociale.

Megjithatë, tronditja më e madhe ishte ajo e katërta, kur fotografia e njëjtë, doli se ishte marrë nga një video pornografike. Me të klikuar në internet, tashmë gjenden dhjetëra fotografi nga skena e videos, video kjo, pornografi e pastër për të rriturit, e cila përveç në sajtet pornografike nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër.

Por, fotografia e tillë, u gjend në duart e deputetes se cila e paraqiti këtë si një dëshmi të fortë kundër forcave serbe.

Në shikim të parë, në këtë fotografi u duk se me të vërtetë është një nga dëshmitë e shumta të përdhunimeve që kanë kryer ushtarët dhe paramilitarët e shtetit kriminale dhe gjenocidial Serbisë, që në atë kohë udhëhiqej nga kasapi i Ballkanit, krimineli Sllobodan Millosheviq.

Tronditja e radhës, e pesta ishte kur, pas zbulimit se fotografia e saj ishte marrë nga sajtet pornografike, ajo me një cinizëm të paparë e mbronte përsëri gabimin e saj, apo tradhtinë që dikush brenda partisë ia bëri.

Flora, pas talljes që e bëri me viktimat, gratë dhe motrat shqiptare, të cilat ishin përdhunuar nga serbët, ajo nuk e tregoi realitetin. Nuk tregoi se nga kush u mashtrua?

Për të u bërë horë, Flora dhe partia e saj PDK-ja, ajo sot ka deklaruar se, kinse fotografia e publikuar nga vet ajo në Kuvend, dje më 16 maj, i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003.

E pafytyra, ka prit që nga viti 2003, pra plotë 16 vite për publikimin e një fotografie seksi!

A nuk është kjo turp? A nuk është kjo lojë me viktimat e dhunës? A nuk është kjo prishje e imazhit të Kosovës, në mbarë botën? A nuk i dha shkas Serbisë që të na “gjuhet” tash neve pas këtyre “fakteve” seksi të Flora Brovinës dhe PDK-së?

A i ndihmuan Serbisë me këto “zbulime”? A e gjuajtën për toke të gjithë mundin e Vasfije Krasniqit dhe ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës?

Zonja Edita Tahiri, e cila ishte e burgosur nga regjimi serb, e cila sadopak i ka përjetuar tmerret e Serbisë, nga viktima u shndërrua në agresor për vet viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ajo i dha një shkas të madh Serbisë, që kjo e fundit të mohoj gjithçka që ka kryer në Kosovë si; masakrat e tmerrshme, krimet monstruoze, gjenocidin, dhunimet e përdhunimet.

Pra, zonja Tahiri, nuk e tronditi vetëm opinionin shqiptarë, por edhe serbë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...