Loja e UDB-së dhe SHIK-ut për ta komprometuar faktin e dhunimit grave shqiptare nga kriminelët serbë - Bota Sot
Loja e UDB-së dhe SHIK-ut për ta komprometuar faktin e dhunimit grave shqiptare nga kriminelët serbë

Politika

Loja e UDB-së dhe SHIK-ut për ta komprometuar faktin e dhunimit grave shqiptare nga kriminelët serbë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 maj 2019 Në ora: 08:06
Kadri Veseli dhe Flora Brovina

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalë para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi një ditë më parë mund të mos jetë i saktë.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, një ditë pasi publikoi foton me përshkrimin, siç tha ajo, “dhunimi seksual i një shqiptareje gjatë luftës”, e që u demantua pak orë më vonë, pasi ajo foto ishte marrë nga një portal pornografik në Iran, pranoi fajin.

“Në përgjithësi krejt popullit por në veçanti grave të dhunuara t’iu kërkoj falje, familjeve të tyre për shqetësimin që iu kam sjellë me këtë fotografi. Deklaroj se organet e shtetit në të cilat besoj shumë do të merren me këtë çështje dhe tanimë janë marrë”, tha deputetja e PDK-së. 

Brovina drejtoi gishtin te ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, për të cilën tha se ajo ia kishe dhënë atë foto në një zarf.

“Konstatoj edhe në bazë të deklarimit, se është një dokument ndoshta i falsifikuar, i cili është keqpërdorur shumë kohë më herët, qysh në vitin 2003 kur më është dorëzuar si kryetare e komisionit të personave të zhdukur, nga një Asociacion siç është këshilli për drejtat e njeriut.... Personi ka qenë aktivist i Këshillit të Drejtave të Njeriut, emrin nuk ja di sepse e kam harruar. Ndërsa nënkryetarja e komisionit ka qenë Mevlyde Saraqi, kolege e imja, me të cilën kemi bashkëpunuar shumë ngushtë... në këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë se kjo grua është 35 vjeçare dhe e din rastin. Ndërkaq, personi që ka komunikuar me mua në telefon më ka thënë se, ‘unë e kam pyetur se a mund të përdor këtë fotografi, atë fotografi që do të ma sjell’, ka thënë po po e kam verifikuar”, tha ajo.

Mevlyde Saraçi, gruaja e cila u akuzua nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, që ia kishte dorëzuar fotografinë për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, ka mohuar në mënyrë kategorike që ia ka dorëzuar atë fotografi deputetes Brovina.

“Asnjë moment nuk kam qenë nënkryetare e komisionit. Puna ime nuk është fusha ime të merrem me gra të dhunuara. Unë nuk kam përdorur zarfe, ndihem e turpëruar për përmendjen emrit tim. Sikur të kisha atë fotografi do të dërgoja në prokurori. Emri im është keqpërdorur”, tha Saraçi.

Ajo njoftoi se do të padisë për shpifje deputeten e PDK-së, dhe se të hënën do të paraqitet në Polici.

Salihaj: Kjo është lojë e agjenturës serbe

Image
Adem Salihaj

Lidhur me situatën e turpshme që u krijua këtyre ditëve, ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, ka deklaruar se, çdo ditë po dalin në sipërfaqe fundërrinat, të cilat kurrë nuk i kanë kontribuar Kosovës.

“Jam i bindur thellë se skandali me fotografinë nga porno sajtet është lojë e agjenturës serbe, për ta komprometuar faktin e dhunimit të dhjetëra mijërave grave shqiptare nga kriminelët serbë. Në këtë lojë të agjenturës serbe ka mundësi të jetë përfshirë, përveç Flora Brovinës, edhe Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së e të SHIK-ut”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Salihaj thekson se, Thaçi dhe krerët e PDK-së janë të lidhur me serbët dhe Serbinë.

“Të gjithë ata që nuk kanë besuar deri më tash atë që kam përsëritur sa e sa herë se Thaçi dhe krerë të tjerë të PDK-së janë të lidhur me serbët dhe Serbinë dhe se veprimet e tyre çojnë ujë në mullirin e Serbisë, tash këtë mund ta shohin shumë qartë. Veprimtaria e tyre antishqiptare po dëshmohet çdo ditë e më shumë. Problemi ynë më i madh është te populli i Kosovës, i cili edhe më tutje i duron dhe i lë në pushtet këto fundërrina”, potencon Salihaj.

Kajtazi: Shqetësuese, ekzistenca e fotove që nga viti 2003

Image
Fadil Kajtazi

Kurse, Fadil Kajtazi, njohësi i çështje politike dhe të sigurisë, ka thënë se ajo foto duhet të analizohet nga ekspertiza, pasi mundet që ajo fotografi të jetë keqpërdorur.

“Tani së pari këtu është problemi është vu në pikëpyetje autenticiteti i këtyre fotove, dhe nëse këto kanë ekzistuar që nga viti 2003, mundësi e falsifikimit të te tyre nga të vërteta që pretendon deputetja Brovina në film porno të ushtarëve irakian është e mundur, prandaj nuk është e mirë që të zhvillohet histeri ndaj zonjës Brovina, duhet të ketë një ekspertize”, është shprehur ai.

Kajtazin e shqetëson fakti se nëse këto fotografi kanë ekzistuar që nga viti 2003, si ka mundur që të mos iu përcillen ndërkombëtarëve për ta dëshmuar krimin.

“Ajo që mua me shqetëson është mënyra se si këto foto që paskan ekzistuar nga viti 2003, nuk u janë dërguar institucioneve relevante ndërkombëtare në rrugë zyrtare. Sikur kjo të ishte bërë, edhe ekspozimi i djeshëm do të kishte pasur efekt të madh, do ta kishte motivacionin se institucionet ndërkombëtare kanë poseduar fakte dhe nuk kanë ndërmarr asgjë dhe ne po detyrohemi të ndërmarrim aksionin tonë. Pa këtë motivacion, mbajtja aq gjatë e këtij materiali dhe publikimi i djeshëm, edhe me kushtin që janë të vërteta, nuk e ka efektin që do të duhej ta kishte një pamje  e tmerrshme si ajo qe është në këto foto”, ka thënë Kajtazi.

Krasniqi: Dëmi i bëhet Kosovës

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se ky veprim është një “autogol” i ynë ndaj Serbisë.

“Tashmë u zbulua që ajo foto nuk ka fare të bëj me mijëra përdhunimet që kanë ndodhur në Kosovë. Përdhunimet që kanë ndodhur në Kosovë nga serbët janë faktike, dhe s'ka pasur nevojë të futen në këto aventura me foto të dyshimta.

Ai ka kritikuar deputeten Brovina, duke thënë se i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës.

“Zonja Brovina intelektuale dhe zonjë rreth 70 vjeçe të futet në këto aventura e ndikuar për vota, është turp i madh. Dëmi i bëhet Kosovës. Ai dëm do të jetë goxha i madh. Serbët kanë bërë me qindra here skandale të tilla dhe nuk janë ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, sepse ata janë serbë dhe Evropa është në anën e tyre. Zonja Flora Brovina e dinë mjaft mirë që BE-ja mezi pret që ne të bëjmë ndonjë skandal dhe te na ndëshkojmë. Nuk është dashur të bie pre e manipulimeve te bashke partiakëve të saj, që këtë gjë e kanë bërë për një grusht votash”, potencoi Krasniqi për “Bota sot”.

Miftari: Flora nuk tregon drejt

Image
Naim Miftari

Ndërkaq, Naim Miftari njohës i cështjeve të inteligjencës dhe sigursë, ka pyetur se përse deputetja Brovina nuk i ka dorëzuar këto dëshmi deri sot në Prokurori.

Sipas tij, publikimi i tanishëm është i qëllimshëm dhe ka të bëj me Gjykatën Speciale.

“Publikimi tani është i qëllimshëm dhe ka të bëj me tribunalin famoz të shefave të Florës me Hashim Thaçit, Kadri Veselit. Ata tani paraqiten thua se qe 20 vite kanë jetuar në ndonjë planet tjetër. Kush i ka penguar drejtësisë së Kosovës t`i ndjekë krimet e luftës ma shumë sesa vet PDK dhe Thaçi,Veseli, Grabovci, Haliti, Kuçi, Lushtaku, Syla Hoxhaj. Por, edhe vet Flora Brovinen të cilën shokët e vet partiak të parlamentit të PDK e quanin "Lopë" në aferën Pronto?. Ju kujtohet kur Flora e pat uzurpuar foltoren e parlamenti për t`i lënë në pushtet pikërisht këta njerëz, që qe 20 vjet e kanë kontrolluar drejtësinë”, ka thënë Brovina.

Miftari hedhë dyshime se fotografitë në fjalë, deputetes Brovina mund t`ia ketë dhënë një humaniste e njohur serbe.

“Por, Flora nuk tregon drejt, atë storje ja ka dhanë një humaniste e njohur serbe, e cila në at kohë në vitin  2003 e ka siguruar. A është dashtë Vasfije Krasniqi të dalë publikisht me folë, që me i ra në mend Thaçit Veselit, Flores, që Serbia i ka vra 14.000 shqiptar, ka dhunuar mbi 20.000 gra e burra shqiptar dhe ka ndjekur 1 milion civilë shqiptarë, ka zhdukur mijëra kufoma nëpër Serbi. Serbia e ka dhe shkritoren Borit dhe Majdanpekut me kufoma të civilëve shqiptar. Serbia ka kallur 116.000 shtëpi, ka plaçkitur dhe ka bërë dëme mbi 40 miliard dollar vetëm në luftën e fundit. Këto krime janë ditur qysh në vitet 1999-2000, e  thoni Florës, Hashimit, Kadriut, Kuqit, mos shitni patriotizëm me fatkeqësi të popullit tonë, sidomos tani kur e keni parë se po fundoseni sigurt dal ngadalë kungulli nën ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...