A ka kryer vepër penale Flora Brovnia?

Politika

A ka kryer vepër penale Flora Brovnia?

Nga: D.RR Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:47
Flora Brovnia

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deputetja Brovina, duke shfrytëzuar autoritetin e Kuvendit, ka publikuar fakte-prova për krime lufte, për të cilat ka besuar se janë të vërteta.

Mirëpo, Islami dyshon se ajo ka kryer vepër penale që i ka mbajtur të fshehura këto fakte, pasi ajo e ka pasur mendimin se ato janë të vërteta dhe nuk ka qenë në dijeni që janë të falsifikuara.

Image
Avni Islami

“Si deputete, mjeke, duke shfrytëzuar autoritetin e Kuvendit, ka publikuar fakte-prova për krime lufte, për të cilat ka besuar se janë të vërteta. Deputetja Brovina dyshoj se ka kryer vepër penale që i ka mbajtur këto fakte e nuk i ka dorëzuar në organet kompetente, por i ka fshehur dhe mbajtur si sende personale dhe i ka shpallur publike nga organi më i lart legjislativ, të cilin e përfaqëson me shumë mandate, e zgjedhur nga populli, të cilin e trazon dhe ia humb besimin në drejtësi, me padija të pariparueshme të viktimave të dhunës seksuale”, është shprehur Islami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat