A do ta ketë LDK përkrahjen e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, flet Kadriaj - Bota Sot
A do ta ketë LDK përkrahjen e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, flet Kadriaj

Politika

A do ta ketë LDK përkrahjen e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, flet Kadriaj

Nga: N.H Më: 18 maj 2019 Në ora: 23:38
Qeveria Haradinaj

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka kontakte edhe me Partinë Socialdemokrate, në mënyrë që të ngritët mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Kreu i LDK-së deklaroi se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.

"Jemi të gatshëm t'ia thyejmë këmbët kësaj qeverie", ka deklaruar mes tjerash Mustafa.

Lidhur më këtë çështje është deklaruar edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ka shumë arsye për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë ekonomike dhe politike, ka plotë arsye që të ketë mocion mosbesimi, por zëri opozitar në parlament ka hendikepin e bajraktarizmit që LDK, dhe VV nuk dëshirojnë që të marrin poena politik tjerë, kështu që kjo i zgjat mandatin kryeministrit Haradinaj dhe ky vazhdim çdo ditë do e rëndon jetën në Kosovë”, ka thënë Kadriaj.

Mes tjerash ai shton se edhe partnerët e koalicionet nuk janë të kënaqur me qeverisjen e kryeministrit Haradinaj.

“Ashtu edhe partnerët e koalicionet nuk janë të kënaqur me qeverisjen e kryeministrit Haradinaj, mirëpo ju prishen matematikat politike, sepse PDK dhe NISMA janë në teren për konsolidim me elektorat”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, Isa Mustafa është shprehur i vendosur ta çojë në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e tij. Ai ka thënë se prej sot LDK është e gatshme t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e Ekzekutivit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...