LDK i përgjigjet Dardan Molliqajt pas kërkesës për një koalicion të përbashkët

Politika

LDK i përgjigjet Dardan Molliqajt pas kërkesës për një koalicion të përbashkët

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 maj 2019 Në ora: 13:32
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se formula për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ndërtimin e qeverisë së ardhshme është LDK-PSD. “Për dallim nga para një viti, edhe interesimi, edhe veshët e zyrtarëve të LDK-së janë jashtëzakonisht të kthyer nga ajo që po thotë PSD. Ky është lajm i mirë për Kosovën… Unë besoj që formula për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ndërtimin e qeverisë së ardhshme është LDKPSD. Sigurisht që për rrëzimin e kësaj qeverie nevojiten votat e Vetëvendosjes dhe Alternativës”, tha Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

LDK do të bëj koalicion me partitë e së njëjtës ideologji

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, nuk ka pranuar ta komentoj këtë deklaratë të Molliqajt, por ai ka thënë se në organet e LDK-së nuk është diskutuar për koalicione. Ai shprehtë për “Bota sot” se LDK-ja po punon për të larguar këtë qeveri dhe se ata do të bëjnë qeveri me ato parti të cilat ideologjikisht dhe konceptualisht janë më të përafërt me politiken e tyre.

Image
Naser Rugova

“Se pari nuk dua të komentoj deklarimet e kolegeve nga partitë tjera, se dyti në organet e LDK -së nuk kanë diskutuar për tema të tilla, ne po punojmë që ketë qeveri të keqe ta largojmë sa më parë, të shkojmë në zgjedhjet e reja parlamentare ku LDK do dalë partia e parë, ne do e bëjmë qeverinë me partitë që ideologjikisht dhe konceptualisht janë më të përafërt me orientimet tona politike dhe programore”, ka thënë Rugoava për “Bota sot”.

Gecaj: PDK duhet të shkojë në opozitë

Ndërsa, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për “Bota sot”, është shprehur se sistemi zgjedhor në Republikën e Kosovës është i tillë që e pamundëson udhëheqjen e vendit nga vetëm një parti dhe për këtë duhet që të bëjnë koalicion më në parti tjetër.

“Sistemi zgjedhor në Republikën e Kosovës është i tillë që e pamundëson udhëheqjen e vendit nga vetëm një parti; nëse një gjë të tillë nuk është arrite në kohen e Dr. Ibrahim Rugovës, nuk do të mund të arrihet asnjëherë. Prandaj, për ta udhëhequr shtetin, ne duhet të bëjmë koalicion me dike. Me ju thënë të drejtën, sa me përket mua, vetëm LDK është e mirë dhe vendi do të udhëhiqej nga kjo parti. Partitë tjera janë siç thotë populli, «kape njërën e meshoj tjetrës»!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Bajram Gecaj

Po ashtu, Gecaj ka thënë se LDK—ja më parë ka bërë koalicion me partitë në të cilat kanë kapur shtetin si dhe me partitë, të cilat ekziston një perceptim i përgjithshëm se i kanë vrarë aktivistet e LDK-së.

“Ne kemi hy në koalicione qeverisëse me partitë, të cilat i akuzojmë që përbëhen nga kriminel dhe parti të cilat edhe e kanë «kapë» shtetin. Madje-madje, ne kemi hy në koalicione me parti për të cilat ekziston një perceptim i përgjithshëm se na i kanë vrarë aktivistet partiak”, ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

Po ashtu, Gecaj është shprehur se nuk është tragjike nëse LDK-ja bënë koalicion me PSD-në dhe se shpreson që të jenë vetëdijesuar se huliganizmi dhe dhuna nuk i qon askund, pos në humnere.

 “Prandaj, nuk e shoh tragjike te hyjmë në koalicione edhe me parti të cilat në të kaluarën kishin ndërmarrë veprime huliganeske dhe të dhunshme. Prandaj, derisa unë mendoj që PDK duhet të shkoi në opozitë, së paku për një mandat, për hir të shëndetit të tyre dhe të vendit, unë besoj se në nuk duhet të caktojmë vija të kuqe, por të shohim rezultatin zgjedhore dhe të veprojmë në akordance me të. Gjithashtu, shpresoi se ish-huliganet e LVV do të kenë marre «gjak» të partisë së Kaqushës dhe të jenë vetëdijesuar se huliganizmi dhe dhuna nuk i qon askund, pos në humnerë. Unë besoj fuqishëm që në zgjedhjet e ardhme LDK do të dali e para, kështu që do të mund të ndryshojmë ketë shkollë të mbrapsht qeverisë dhe të instalojmë qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, ka deklaruar Gecaj për “Bota sot”.

Haziri: Gjithçka është e mundshme

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka potencuar për “Bota sot” se skena politike në vend ka ditur të na befasoj jo për të mirë, dhe se nuk sheh ndonjë pengesë që do të mund ti ndante këto parti politike sa i përket programeve të tyre në bazë të ideologjisë politike.

“Jo rrallë herë e ashtuquajtura skenë politike në Kosovë ka ditur të na befasojë zakonisht jo për të mirë, andaj sikur rezervohem të përgjigjem në mënyrë kategorike të mohimit të një mundësie të tillë, edhe pse parimisht kjo nuk do të duhej të ndodhte, por sa ka parime në partitë politike në Kosovë, jo më shumë për të dëshiruar. Unë nuk shohë ndonjë pengesë që do të mund ti ndante këto parti politike sa I përket programeve të tyre në bazë të ideologjisë politike, pasi edhe më parë kemi pasur koalicione në mes të ta ashtuquajturave të djathta me atë të ashtuquajturat parti të majta”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai shprehet se e sheh të pamundur një koalicion të tillë në mes të këtyre dy partive, për shkak të historisë së kaluar të PSD-së.

Image
Nexhat Haziri

“Por ajo që unë e shohë të pamundur një koalicion të tillë në mes LDK-së dhe PSD-së, është historia e kësaj të fundit, si një grup deputetësh të ‘’rebeluar” nga VV-ja që me përkrahjen dhe ndihmën e një oligarku siç janë “Devollët” arritën të konvertohen në një të ashtuquajtur parti politike duke e bërë Pazar edhe emrin e një ish subjekti politik, pa ndonjë të ardhme të suksesshme në politikë siç ishte PSDK-ja. Për tej kësaj njerëzit që sot quhen si parti politike me emrin PSD-janë, janë shndërruar në një patericë të koalicionit aktual qeverisës PAN, që vetëm fal deputetëve të tyre, po vazhdon keqqeverisja e vendit nga kryeministri Haradinaj dhe partnerët e tij të koalicionit”, është shprehur Haziri.

Po ashtu, ka thënë se nuk do ta shihja si një ide të qëlluar nëse LDK-ja do të pranonte një koalicion me PSD.

 “Andaj çfarë i duhet LDK-së në të ardhmen të bashkë qeverisë me një parti që dikur ka qenë ajo që e ka ndihmuar keqqeverisjen e vendit dhe që është formuar për interesa të një grupi të ngushtë të njerëzve në politikë dhe atyre nga biznesi. Unë së paku nuk do ta shihja si një ide të qëlluar nëse LDK-ja do të pranonte një koalicion me PSD. Megjithatë po e përsëris këto parti dhe këta lider politik mund edhe të na befasojnë, pasi në këtë skene politike gjithçka është e mundshme edhe ato që mund të konsiderohen si absurde”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat