Njohësi i çështjeve juridike tregon pse u publikua fotografia nga Flora Brovina

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon pse u publikua fotografia nga Flora Brovina

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:22
Flora Brovina

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka folur rreth debatit të shpërndarjes së fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, me ironi ka thënë se si për shumë çështje tjera edhe për këtë faji kryesor është tek Serbia.

“Kjo çështje si shumë tjera dhe çdo gjë që është e keqe, madje edhe gabim me qenë fajin për këtë ia lejnë Serbisë, sikur me fajësuar Serbinë për korrupsion nuk po munden sepse edhe për këtë e kishin fajësuar Serbinë për nepotizëm e korrupsion”, është shprehut Burjani.

Sipas Burjanit, publikimi i fotografisë nga ana e deputetes së PDK-së ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, mosdijes dhe manipulimit të kësaj të fundit nga qarqe të caktuara.

“Çështja duket të jetë më shumë gabim, kjo çështje ka ndodhur për shkak pakujdesisë, mosdijes dhe manipulimit, tash kjo më ka ndodhur nuk ka çka politizohet më shumë, as nuk ka çka flitet më shumë për këtë çështje”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, kujtojmë se edhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka pranuar se fotografia e publikuara në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është e falsifikuar.

Ajo tha se kurrë se ka menduar se dikush mund t’i sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe kështu i ka përdorur.

“Jam e gatshme të jap përgjegjësi para organeve jo vetëm për këtë por edhe për masakrat e dhunimet e tjera”, ka thënë Brovina duke theksuar se gratë kanë pasur besim tek ajo sepse nuk e ka shkelur privatësinë e tyre.

Ajo po ashtu tha se këtë dokument ruan në mesin e shumë dokumenteve të tjera që datojnë që nga viti 2003, dhe se i vjen keq që pas asaj kohe tash të quhet dokument i rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat