Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët - Bota Sot
Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët

Politika

Luftëtari i Koshares rrëfen takimin me Agim Ramadanin dhe vrasjen e tre shokëve të tij gjatë një prite nga serbët

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 21 maj 2019 Në ora: 11:29
Jeton Pajaziti me shokë gjatë luftës

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Pajaziti në rrëfimin e dytë ekskluziv për gazetën “Bota sot”, thotë se pasi që ishin me një numër të vogël dhe forcat serbe ishin me një numër të madh si në njerëz poashtu edhe në teknikë ushtarake e që i kishin shkaktuar humbje në ushtarë (ushtrisë serbe) detyrohen që të tërhiqen me qëllim që mos të rrezikohet popullata civile.

Ai thotë se edhe pse i kishin mundësit t’i shkaktojnë humbje tjera në ushtarët serb, por duke ditur se ato forca barbare do të hakmerren ndaj popullatës civile ju ka ardhë urdhri pas 10 ditësh gjegjësisht me 2 gusht 1999 që të tërhiqen.

“Sipas planit operativ ne vazhduam për në drejtim të fshatrave Rracaj, Skivjan, Dujakë, Baballoq, Gllogjan dhe kemi arritur në Isniq. Aty pauzuam pak dhe kam dëgjuar mes radios se në Madanaj forcat serbe e kishin vrarë axhën tim Nek Pajazitin si dhe djalin e axhës Qerimin e kishin plagosur rënd në këmbë të cilët atë kohë ishin pjesë e UÇK-së. Ne më pas kemi vazhdua në Propaqan ku kuptuam se Komandant ishte Tahir Zema, aty jemi mirëpritur ku me një numër të ushtareve që ishin në Prapaqan është vendosur që të shkojmë për në Shqipëri për furnizim të serishëm me armatim, municion dhe predha, po ashtu për obligim kem marr që një numër të rrezikuar të popullatës civile ti marrim me vete ti sigurojmë dhe ti dërgojmë në Shqipëri”, tregon ai.

Lexojeni edhe këtë: Rrëfimi i luftës nga ushtari i UÇK-së, ja si iu vranë dy bashkëluftëtarët në vijën e parë të frontit

“Me të arritur në bjeshkët e Isniqit dikund rreth orës 7 apo 8 kemi ra në pritë të armikut serb, ku në zjarrin e parë të befasishëm që u hap në ne, me sa më kujtohet 3 dëshmor kanë ra dhe disa të plagosur ku në mesin e tyre dy bashkëvendësit e mi: Ali Rama dhe Qaush Musa, mirëpo vlen të ceki se ne mesin e të plagosurve ishte dhe bashkëluftëtarja Lule Tahirsylaj nga fshati Isniq”, pohon ai.

Sipas tij, UÇK-ja ishin të armatosur të gjithë pasi që ua kishin lenë armët bashkëluftuesve, kurse këta ishin drejtuar për furnizim me armatim.

Ndërsa të plagosurit kanë arritur mu tërheq, kurse për tre dëshmorët e rënë nuk e din se çfarë ka ndodhur, pasi që vet nuk kishin mundësi për ti tërhequr dhe ka qenë urdhër që i gjalli mos të rrezikohet për të vdekurin.

“Ne jemi detyruar me të plagosurit që prapë të kthehemi në Isniq për trajtimin e tyre, po sa kemi arritur në Isniq menjëherë kemi njoftuar Shtabin në Isniq për tre dëshmoret e rënë me qëllim të tërheqjes së tyre”.

“Tu pas parasysh se nevojitej armatimi, ne brenda javës prapë jemi përgatit dhe kemi marr rrugën për në Shqipëri mirëpo drejtimin tjetër: Gjakovë, Gerqin, Kushllin maja Pashtrikut te stanet dhe kemi arritur në Cahan ku jemi mirëpritur dhe pas dy ditësh kemi vazhduar për në Bajram Curr për ti takuar bashkëluftëtarët dhe zingjirin komandues. Vlen të ceki se, së pari kam vizituar të afërmit e mi dajtë e nenës në Tropojë tek familja e Idriz Qelës, më pas vizitova dhe dajën tjetër në Bajram Curr- dajën Xhemajl pasi që kishim lejen nga zingjiri komandues që t’i vizitojmë të afërmit dhe të informohemi nga ta nëse kanë ndonjë informacion për familjarët tanë, pasi që koha nuk premtonte se së shpejti do ti kthehemi luftimeve në Kosovë. Në Bajram Curr kam takuar dy bashkëluftëtar njeri ka qenë Ismet Maloku i cili më ka njoftuar se janë vendosur në QSU në Papaj si dhe janë duke u përgatitur prapë me ju kthyer luftimeve ku familja ime edhe më tej gjendej në Dobrosh, Kosovë”.

Në QSU në Papaj të Shqipërisë thotë se kanë arritur më 10.10.1998.

“Aty për herë të par kam takuar Agim Ramadanin i cili më ka intervistuar dhe është informuar rreth meje dhe aktivitetit tim të më hershëm, ku mesin e tyre kishte bashkëluftëtar që njiheshim dhe nga fillimi i luftës”, rrëfehet ai.

Pajaziti thotë se, pasi e kuptoj Agimi se armatimin e letë dinë që ta përdor i tha çfarë njësie dëshiron që të kyçesh tek ne?

“Unë ju përgjigja se, për mua është krejt njëjtë kudo që më caktoni unë do ti përgjigjem me plot vullnet dhe dëshirë për të luftuar dhe çliruar vendin tonë”.

“Gjatë intervistimit tim ishte prezent Feriz Terzhnjeva i cili tha se ky duhet të vij në njësinë time në artilerinë e letë veprim me Top 75 mm, menjëherë më sistemuan në ketë njësi, ku të nesërmen kemi filluar me ligjëratat teorike dhe praktike për njohjen e topit 75 mm si dhe përdorimin duke i përfshirë gjitha llojet e armatimit të krahut që posedonim përpos armës kryesore Topit 75 mm si dhe armës personale PA-47. Duhet cekur se para thyerjes së kufirit me Komandant Ferizin disa ditë kemi bajtë municion, predha për top 75 mm dhe i kemi deponuar në vijën e frontit pa u hetuar nga armiku me ndihmën e vëzhguesve. Stërvitjet gjegjësisht përgatitjet intensive kanë vazhduar deri në thyerjen e kufirit me datë 9 prill 1999”. Vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...