Kur do të rrëzohet Qeveria Haradinaj? Tregon njohësi i çështjeve juridike

Politika

Kur do të rrëzohet Qeveria Haradinaj? Tregon njohësi i çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:04
Qeveria Haradinaj

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Dy krerët e partive opozitare në Kosovë, diskutuan për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.

Ndërsa, për të folur rreth kësaj çështje, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohësin e çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai ka thënë se tashmë është e kuptueshme se qeveria aktuale nuk e meriton jetëgjatësinë.

“Është e kuptueshme se kjo qeveri nuk meriton jetëgjatësinë, si e tillë që është zhvatëse, mbrojtëse e korrupsionit, dhe e të korruptuarave me njerëz në poste ministrore të aferës Pronto, dhe shpenzime pamasë të rezervave të shtetit. Keqqeverisja është problemi më i madh, këto gjëra nuk ndryshohen nga PAN-i fare sepse janë të përfshirë të gjithë në afera të shumta biznesi dhe të kontrollit të parasë publike”, ka thënë Burjani.

Mes tjerash ai ka thënë se partnerët e koalicionit PAN mund të reformohen vetëm atëherë kur do të humbasin politikisht.

“PAN kurrë nuk mund të ndryshojë e as të reformohet. Këta kur të humbin politikisht të gjithë vetëm atëherë reformohen. S’ka gjë prej tyre, fjalë e patriotizëm duke përmend Serbinë, ndërsa rinia ikin jashtë shteti. Iniciativa është e duhur edhe pse të gjithë kanë pritur se kjo qeveri do të binte kaherë për shumë arsye po sidoqoftë PDK po e mban në këmbë këtë qeveri të rrezuar de-fakto , e paaftë për gjithçka. LDK dhe opozita duhet të bëjnë votat për mocion, bashkëpunimi me deputet individuale të pozitës është pozitivë për të rrezuar këtë qeveri të dobët”, ka thënë mes tjerash ai.

Në fund, ai thekson se partitë opozitare duhet të bashkëpunojnë me deputetë të pozitës për ta gjetur solucionin e duhur.

“Pra, LDK, VV dhe PSD duhet të bashkëpunojnë me deputetë individual për të gjetur solucionin e duhur të rrëzimit të kësaj qeverie”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat