Zbatuesit e skenarit serbë, komisionarë të veteranëve

Politika

Zbatuesit e skenarit serbë, komisionarë të veteranëve

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 maj 2019 Në ora: 21:33
Ilustrim

Protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, zbuluan bashkëpunimin e "komandantëve" me Serbinë, e cilat ishte 0rganizatore e tyre. Hafijet e djeshëm, "komandantët" e sotëm, ishin zbatues të zellshëm të skenarit serb, për stopimin e Kosovës në konsolidimin e saj si shtet. Presidenti Rugova, vazhdimisht, bënte thirrje për sundimin e ligjit në Kosovë. Por, UNMIK-u, me stafin e tij të fryrë e burokratik , "bënte veshin e shurdhër!" Arrestonte bandat kriminale, i hetonte formalisht, i lironte ose i gjykonte simbolikisht, edhe pse ishin vrasës serikë të shpatarëve të pafajshëm.

Prandaj, Rugova nuk "ia bëri dert" UNMIK-ut dhe ndërkombëtarëve, sepse, nga dita në ditë, po e formalizonin sundimin e tyre në Kosovë, kinse, duke u dhënë kompetenca vendorëve, edhe pse këta ishin vënë nën tutelën e vrazhdë të bandave, sepse UNMIK-u, realisht, nuk i mbrojti kurrë. Dhe, për ironi, "komandantët që zbatuan skenarin politik serb, përkalljen e shtëpive dhe kishave serbe, për ta sjellë në tavolinë decentralizimin e deri ke "Zajednica", sot janë komisionarë të "Dëshmisë të Veteranit", duke i shitur e falsifikuar 33.300 "dëshmi", njëherësh, duke begatuar klientelën elektorale të partive-banda të PAN-it kriminal.

Njëkohshëm edhe Gjykata e Hagës u politizua dhe u korruptua keqas, nga "komandantët" milionerë të Kosovës. Edhe dëshmitarët faktikë, okularë, syhapur, nën presioneve e bandave, edhe pse kishin qenë viktima të drejtpërdrejta, të bandave, tashmë, para Tribunalit të Hagës, i mohonin dëshmitë e tyre, krejt të sakta, fillestare.

Koalicionet e dyshimta PDK-LDK, e sollën bandën PAN në pushtet

Shuarja fizike e Presidentit Rugova, ishte një humbje e madhe për LDK-në dhe Kosovën. Karrierizmi i shfrenuar në Kryesinë e saj, për t`u ulur në karrigen e themeluesit të partisë, Rugovë dhe shantazhimi i SHIK-ut, me dosjen e gatshme, çoi në ndarjen e LDK-së.

Anëtarësia e LDK-së, e goditur nga ndarja, merrej, panevojshëm, me pjesën e ndarë, LDD-në, duke lejuar klanin, tashmë, të formuar brenda LDK-së, të vepronte lirshëm, e shpenguar.

Koalicioni i LDK-PDK, ishte në kundërshti me vullnetin e anëtarësisë të LDK-së. Arsyetimi i pazar-bërësve, se "edhe Rugova ka bërë koalicion me PDK-në, ishte i marrëzishëm dhe për këtë sqaruam më lart. Lëshimet që i bëheshin Hashim Thaçit, deri në leximin e Deklaratës të Pavarësisë, që nuk i takonte fare atij, ishin në vijimësi. PDK-ja e Hashimit po fuqizohej "nën hundën e LDK-së". Kjo e fundit nuk provoi shkëputjen nga PDK-ja as në rastin e "Zanzibarit!"

Kulmon e keqja me koalicionin PDK-LDK, këtë herë me një konspiracion UDB-esk. Nuk u përfill jo vetëm anëtarësia, por as strukturat e partisë! Isa Mustafa ishte bërë "lider" i LDK-së, pa qenë as anëtar i saj! Klani i stazhionuar servil, po ia bënte "aminin" të gjitha marrëveshjeve, të cilat Hashimi i kishte bërë në fshehtësi të plotë, me krerët shtetërorë serbë. Secila më e dëmshme se tjera.

Kur djemtë dhe vajzat e Lëvizjes të Vetëvendosjes gjakoseshin tek Ura e Ibrit, në Mitrovicë, krerët e LDK-së "bënin sehir". Edhe "Zajednicës" të Hashimit, kreu i LDK-së, me klanin e tij, i tha OK-ej! Bilëz, edhe pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, Isa, shkeljet rënda, i quante "kozmetike!"

Për aprovimin e Demarkacionit, për të cilin Hashimi e Isa, "bënin be e rrëfe", se "Kosova nuk ka humbë asnjë milimetër tokë", edhe pse atëherë dhe tani dëshmohet se janë humbur, të paktën, 8.200 hektarë tokë. Pacipëria skajore, kërcënimi i deputetëve me përjashtim nga LDK-ja, nëse nuk e votojnë Demarkacionin, sipas kryetarit të partisë! Për çudë, edhe sot klani brenda Kryesisë, mburret për kontributin e dhënë për votimin e Demarkacionit! Dhe, megjithatë, pa dhënë asnjë llogari, për tradhtinë, tashmë, të bërë, pretendon ta vazhdojë mandatin drejtues, me saktë, rrënues, të LDK-së. Thonë se "askush nuk ka vdekur nga turpi"!

Ndarja konspirative e posteve, pa përfillur as strukturat partiake dhe as anëtarësinë e LDK-së, Hashimi president, Isa kryeministër, është një stimulim për PDK-në dhe një goditje e rëndë për LDK-në.

Përbuzshëm u flak porosia-amanet e Presidentit Rugova, që "të mos lejohet ngritja e Hashimit, në pozita të larta, sepse është i dëmshëm për Kosovën". Dhe, sot, pozita e LDK-së, pavarësisht përrallisjeve të sondazheve, ajo është më e keqe se kurrë. Madje, aq e keqe, sa nuk guxon të bëjë as zgjedhje të lira e demokratike brenda partiake. Gjendja aktuale e LDK-së, për të ardhur në pushtet, mund të krahasohet me opozitën në Shqipëri. Për ndryshim, në dobësimin e saj, po ndikojnë shumë ndërkombëtarët, duke favorizuar Ramën, me komunistët e tij, për të realizuar disa objektiva, në dëm të shqiptarëve në Ballkan.

Forcat e reja, vajzat dhe djemtë, pra, të rinjtë e LDK-së, të mundur nga Isa Mustafa, me klanin e tij aktiv, ende nuk kanë arritur ta rimarrin vetën. Shantazhimi me frikën e ndarjes të LDK-së, nëse zgjedhjet bëhen me debat, konkurrencë të mirëfilltë dhe votim të fshehtë, do të ndahet LDK-ja, është gënjeshtra më bajate, e lansuar në Çarshi, është kërcënimi i turpshëm e më kriminal, që i bëhet sot LDK-së.

Qëllimi i ruajtjes të statusquos, me butakët klanistë, do të ishte requimi, varrosja politike e LDK-së. Tendenca për monopol partiak, pavarësisht humbjeve serike të partisë, i ka atrofizua, duke mos bashkëpunuar me anëtarësinë e gjerë. Duke përdorur një palo statut, të hartuar për interesat e klanit, siç është kryesimi i Kuvendit Zgjedhor, edhe pas skadimit të afatit; propozimi enorm i strukturave të partisë e deri ke votimi aklamativ, kaluar edhe privilegjeve moniste, ka degjeneruar zgjedhjet e lira e demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat