Murati: Çdo person që ka lidhje me afera korruptive e krim të organizuar duhet të ndëshkohet

Politika

Murati: Çdo person që ka lidhje me afera korruptive e krim të organizuar duhet të ndëshkohet

Nga: A.M. Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:49
Ilustrim

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se një vendim sikurse i ambasadës së ShBA-së, duhet të merret  edhe ambasadat e shteteve të tjera, pasi që në këtë mënyrë do të penalizoheshin zyrtarët shtetëror të korruptuar.

Image
Artan Murati

“Vendimi i Ambasadës Amerikane është më se i qëlluar, dhe i njëjti duhet të ndërmerret edhe nga ambasadat e shteteve tjera. Secili person që ka lidhje me afera korruptive e krim të organizuar duhet të ndëshkohet, e meqenëse drejtësia nuk po e kryen punën e vet, më e pakta që mund të bëjnë ambasadat e huaja është të penalizojnë në këtë mënyrë zyrtarët shtetëror të korruptuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat